Gjinushi zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave, Fuga: Nuk e njoh rezultatin (VIDEO)

24 Maj 2019, 09:52| Përditesimi: 24 Maj 2019, 17:00

  • Share

Pas shumë debatesh dhe polemikash mes akademikëve por edhe politikës, Skënder Gjinushi është zgjedhur Kryetar i Akademisë së Shkencave. Gjinushi ka qenë i vetmi ndër akademikët që ka kandiduar për postin e Kryetarit në Akademi. Në Asamblenë e Akademisë së Shkencave, ai u miratua si kryetar i Akademisë me 35 vota pro ndërsa 6 akademikë të tjerë votuan kundër tij.

Të drejtën e votës në këtë proces zgjedhor e kanë patur 44 akademikë, ku 32 prej tyre kanë marrë pjesë fizikisht në këto zgjedhje ndërsa 11 të tjerë kanë votuar me postë.

I vetmi akademik që nuk votoi ishte Artan Fuga. Fuga më parë deklaroi se ai nuk do ta njihte këtë proces zgjedhor që sipas tij është farsë dhe rrjedhimisht nuk do të njihte edhe kryetarin e dalë nga këto zgjedhje.

Ndërkohë Salavator Bushati, ka marrë 35 vota pro dhe është zgjedhur sekretar i Akademisë së Shkencave. Vasil Tole me 35 vota pro është zgjedhur nënkryetar i Akademisë. Gjithashtu fitues për pozicionin kryetar i seksionit të Akademisë së Shkencave është Neki Frashëri.

Këto zgjedhje janë shoqëruar me debate publike edhe për shkak, se projektligji për “Reformën në Akademinë e Shkencave” është ende në shqyrtim nga Kuvendi. Ndërsa, zgjedhjet u zhvilluan me ligjin e vjetër në fuqi, atë të vitit 2008.

Ora 14:35
FOTOT/ Nga Rexhep Meidani, te Apollon Baçe: Akademikët votojnë kryetarin e ri
Ora 12:38
Fuga s'e njeh si kryetar, Gjinushi: Kushdo që baltos Akademinë e Shkencave nuk ka respekt për kërkuesin shkencor

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave me 35 vota pro. Në një deklaratë për mediat Gjinushi komentoi edhe reagimet e akademikut Artan Fuga, ku ky i fundit deklaroi se nuk do të njihte këtë proces votimi dhe ishte i vetmi nga akademikët që nuk mori pjesë në votim.

"Unë nuk më ka bërë politika më ka bërë matematika. Dhe gjatë kohës nuk jam përzier në punët e Akdamisë jamë përfshirë dy herë para 10 vitesh. Të njëtën gje do të bëj edhe sot. Do të ndalim ato tendenca. Ne sjemi pajtuar kjo tregon qartë se jemi në pozicionin e duhur. Ne nuk do të politizojmë akademinë do të akademizojmë politikën.  Janë qarqe intelektuale që çojnë deri në shkarkimin e qeverisë. Kushdo që baltos akademikun dhe ASH do të thotë se ska respekt as për kërkuesin shkencor." ka thënë Gjinushi.

 

Ora 12:05
Mbyllet votimi, Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave


Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave me 35 vota pro dhe 6 kundër.

Ndërkohë Salavator Bushati, ka marrë 35 vota pro dhe është zgjedhur sekretar i Akademisë. Vasil Tole me 35 vota pro është zgjedhur nënkryetar i Akademisë. Gjithashtu fitues për pozicionin kryetar i seksionit të Akademisë së shkencave.

Ora 11:54
Fuga i vetmi që nuk merr pjesë, nis numërimi i votave në Akademinë e Shkencave

Mbyllet votimet në Akdeminë e Shkencave, votojnë 43 anëtarë, 32 ishin të pranishëm fizikisht, ndërsa 11 me postë.

I vetmi akademik që nuk votoi është Akademiku Artan Fuga. Aktualisht tre antëarë të komisionit, ku kryetar është Shaban Sinani, po vlerësojnë vlefshmërinë e tyre.

Ora 11:17
Nis votimi në Akademinë e Shkencave


Ka nisur procesi i votimit në Akademinë e Shkencave ku rreth 44 akademikë do të mund të votojnë duke qënë fizikish të pranishëm ose edhe me anë të postës.

Për vende vakante kanë dorëzuar platformën; për pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, akademiku Skënder Gjinushi.

Për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole.

Për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati.

Ndërsa, për pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.

Ora 11:07
Gjinushi: Akademia e Shkencave do të ndryshojë rrënjësisht

"Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë" me këto fjalë e ka nisur shpalosjen e platformës së tij, Skënder Gjinushi i cili kandidon për tu bërë kryetar i Akademisë së Shkencave.

Më pas Gjinushi ka deklaruar se Akademia ka nevojë për një riorganizim totla dhe më pas ky Intitucion do të kryej punën ashtu siç duhet.

Gjinushi ka shtuar se Akademia e Shkencave do të kthehet nga institucioni që ishte nën presion për t’u reformuar, në institucionin që drejton dhe nxit reformimin e sistemit të shkencës dhe të vetë Akademisë.

Pjesë nga fjala e Gjinushit:

"Akademia e Shkencave nuk mund të luajë rolin e misionin e saj, pa vendosur kontakte ligjore komunikimi me Këshillin e Ministrave, Komisionin e Kuvendit dhe organet politikbërëse të shkencës në vend. Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet.
Riorganizimi i administratës, rikonceptimi i saj, vendosja e një drejtuesi administrativ, do të realizojnë një ndarje më të qartë midis rolit të Kryesisë e të administratorit. Kryesia është së pari drejtuese e Asamblesë e jo e Administratës, përgjigjet kryesisht për realizimin e politikave dhe objektivave të përcaktuara nga Asambleja e jo për shpenzimet.

Përveç sa më sipër Akademisë së Shkencave i burojnë një sërë objektivash e detyrash të shprehura qartë në aktet e reformës përfshirë, platformat alternative, çka do të reflektohen tërësisht në Statutin dhe rregulloret e reja, si dhe në programet që do të miratojë kjo Asamble ndër vite, për shumë nga të cilat Akademia e Shkencave ka krijuar tashmë një traditë pozitive edhe në vitet e vështira, të gjitha këto nuk preferojmë t’i rendisim në këtë platformë, pasi detyrat e misioni ynë tashmë janë të qarta, çdo gjë varet nga aftësia e vullneti për t’i zbatuar e kjo është një çështje besimi reciprok.

Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato. Në qoftë se Ju keni të njëjtin besim, do të jetë një nder e përgjegjësi për Ne shprehja e këtij besimi me votën tuaj. "

Ora 10:54
Tole: Synojmë rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave

Vasil Tole ka shpalosur platformën e tij për kandidaturën në funksionin e Zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave.

Sipas Toles nëse fiton këto zgjedhje ai di të bëjë të pamundëurën për të përmirësuar puënn e Akademisë së Shkencave.

"Për t’i dhënë vlerë më të madhe përvojës që krijova në kushtet specifike të komunikimit me autoritetet publike, me institucione të tjera dhe me vetë Asamblenë tonë, kam nderin t’ju paraqes disa nga objektivat që do të synojmë të realizojmë si pjesë e Kryesisë së ASH-së në katër vitet që vijnë. Zbatimi dhe jetësimi i procesit të reformimit ligjor e institucional të Akademisë së Shkencave. Promovimi i Akademisë dhe i shkencës si një e mirë publike. Ripërtëritja e përbërjes së Asamblesë, duke ripërkufizuar përgjegjësitë e saj vendimmarrëse sipas gjendjes së re ligjore përgjegjësitë e saj dhe vetë pranimet e reja për hapje ndaj botës universitare dhe studiuesve të rinj. Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar të Akademisë. Shkencat e identitetit: kujdesi për gjuhën dhe vlerat shqiptare, të përbëjnë përparësi konstante institucionale. Së fundi, jam në këtë foltore sepse e kam respektuar dhe e respektoj këtë institucion, dhe ju kolegë të nderuar, në kohë të mira dhe jo aq të tilla; se e dua Akademinë të ringritur në lartësinë e nderit që i takon, tanimë në kushte të një perspektive të hapur." ka deklaruar ndër të tjera Tole. 

Ora 10:45
Spaho: Sapo të vijmë në pushtet do të reformojmë Akademinë e Shkencave

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar në lidhje me zgjehdjet në Akademinë  e Shkencave duke thënë se ato janë një atentat kriminal ndaj vlerave demokratike.

Më pas Spaho ka shtuar se PD kur të vijë në pushtet do të bëj një reformim të Akademisë së Shkencve.

Fjala e plotë e Spahos:

"Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave janë një atentat kriminal ndaj çdo vlere demokratike, qytetare, intelektuale dhe institucionale, të mishëruara nga shpirti i vetëdijes kombëtare që përfaqëson ky institucion. Kjo është një tjetër dëshmi sesi pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën dhe ndërgjegjen më të lartë të dijes shqiptare.

Farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj çka Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor. Në Shqipëri nuk ka më demokraci. Autoritarizmi është kudo, në çdo institucion dhe në çdo nivel.

Partia Demokratike shpreh sot angazhimin publik ndaj të gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se :

Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;

Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik;

Do të angazhohet për të zhbërë ilegjitimitetin dhe paligjshmërinë e çdo Kryetari dhe të çdo Kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin sikurse po ndodh, siç ka ndodhur apo mund të ndodhë edhe më pas, duke iu imponuar anëtarëve të Akademisë dhe rrethit të intelektualëve;

Do të angazhohet, sapo të ketë përgjegjësinë qeverisëse, që organet e specializuara dhe Kuvendi i Shqipërisë, të çliruar nga krimi, të fillojnë një proces reformimi të vërtetë të Akademisë së Shkencave dhe jo mashtrues si ky i sotmi, duke mos e njohur projektligjin aktual, të formuluar nga grupi uzurpator në Akademinë e Shkencave.  Ai është hartuar pa asnjë profesionalizëm, kundër frymës europiane dhe perëndimore, në mungesë të plotë konsultimi dhe transparence, si edhe përmes censurës qeveritare të mendimit të gjere universitar.

Manipulimi kriminal me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave është simbol tragjik i emergjencës demokratike me të cilën përballet vendi ynë. Partia Demokratike nuk mund të pranojë kurrsesi farsën zgjedhore në Akademinë e Shkencave, manipulimin e shkencës dhe të vërtetës intelektuale, abuzimin me çdo vlerë e ambicie për Shqipërinë si gjithë Europa.

U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve dhe përfaqësuesve me dinjitet të shkencës dhe dijes të kontribuojnë fuqishëm në lëvizjen e pandalshme të shqiptarëve të bashkuar për standarde europiane, për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës, për kufizimin dhe ndarjen e pushteteve, për votën e lirë dhe zgjedhje demokratike, për Shqipërinë si gjithë Europa." ka deklaruar ai.

Ora 10:14
Kandidat për sekretar shkencor të ASH-së, Bushati: Do të stimuloj botimet periodike në Akademi


Salvador Bushati kandidati për pozicionin e sekretarit shkencor të Akademisë së Shkencave ka prezantuar në këtë institucion edhe platformën e tij nëse do të zgjidhet si sekretar.

Bushati ka thënë se ai do të jetë gjithmonë pro vendimeve dhe bashkëpunimeve që simulojnë zhvillimin e Akademisë së Shkencave.

Ai gjithashtu tha se do të jetë një stimul për botimet periodike të dala nga Akademia e Shkencave.  

"Do të mbështes inovacionet e reja. Do të mbështes bashkëpunimet ndërdisiplinor mes Universiteteve. Do të synojmë krijimin e grupeve që bazohen në fusha të specifikuar sipas tematikes. Këto do të jenë baza arsimit në komisionet e vendit. Do të përkrahim eficencën e politik bërseve e shoqërisë civile. Në drejtim në të arritjeve në partenritetin global për zhvillim. do të synoj në barazinë gjinore dhe tërheqjen e gruas në kryesit e Akademis. Po kështu do të synoj bashkëpunimin e organizatave botërore, me Akademitë botërore dhe rajonale si dhe me ato të botës së tretë. do të synoj në rritjen e kontributit të Akdemis Shkencore në ministritë e ndryshme ne kuadër të zhvillimit shkencor. Stimulim i madh do të jetë botimet periodike" ka deklaruar ndër të tjera në prezantimin e platformës së tij Bushati.

Ora 10:10
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave/ Fuga: Puç institucional, nuk e njoh rezultatin


Akademiku Artan Fuga, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave ku thotë se ditën e sotme është një ditë e zëzë për arsimin dhe shkencat në Shqipëri.

Sipas Fugës ky është një 'puç' institucional dhe ai nuk do të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve si dhe nuk do të njohë kryetarin e dalë nga andje.

" Sot është një ditë e zezë për shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Nëpërmjet një puci institucional të denoncuar vazhdimisht nga unë dhe nga forca të tjera intelektuale progresiste, Akademia e Shkencave e nxjerr veten jashtë kuadrit ligjor në fuqi dhe inkriminohet institucionalisht!" shkruan Fuga.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Une refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej!

Sot është një ditë e zezë për shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Nëpërmjet një puci institucional të denoncuar vazhdimisht nga unë dhe nga forca të tjera intelektuale progresiste, Akademia e Shkencave e nxjerr veten jashtë kuadrit ligjor në fuqi dhe inkriminohet institucionalisht!

Sikurse e kam paraqitur tashmë para opinionit publik dhe autoriteteve të heshtura të shtetit, këtë qendrim e kam mbështetur në dhjetra prova e fakte. Por përsëris se farsa vjen kryesisht nga :

1. Kandidati për kryetar i akademisë së shkencave është një politikan karriere prej mëse tre dekadash dhe statusi i tij si kryetar partie politike e ndalonte ligjërisht të ishte anëtar i akademisë jo më të kandidonte për kryetar të saj!

2. Në votim janë thirrur në kundërshtim me ligjën në fuqi edhe individë 80 dhe madje 90 vjeçarë pa të drejtë vote dhe që e kanë mbaruar mandatin e të qenurit antar të rregullt të Akademisë së Shkencave! Kjo masakër në votim ka për qëllim të realizojë masën elektorale për të kryer farsën zgjedhore në Akademi. Skandali i akademikëve që prej 30 vjetësh janë shkëputur nga cdo kërkim shkencor bashkohet kështu me mbytjen e zëri të cdo kandidature rivale në zgjedhje. Kjo lidhet edhe me inkrimimin e akademikëve të ndryshëm nëpërmjet shkeljeve ligjore dhe administrative që janë ulur këmbëkryq në atë institucion!

3. Kjo farsë elektorale vjen krejt në kundërshtim me vendimet e Asamblesë për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë marrë thuajse dy vjet më parë duke uzurpuar pushtetin në këtë Akademi pa pritur as kuadrin e ri ligjor reformues as përpilimin e akteve statutore dhe as pranimet e reja. Dëshira për pushtet e grupit uzurpator në Akademinë e Shkencave për të fshehur zullumet atje, rezulton më e fortë sesa respektimi i vendimeve zyrtare për reformim.

4. Kjo farsë elektorale u bë e mundur edhe në sajë të praktikave të antikushtetuese të ndjekura në Komisionin e Edukimit dhe të Mjeteve të Informacionit, me bllokimin e procedurave atje nga ana e ekzekutivit që i dha mundësinë grupit drejtues në Akademinë e Shkencave të veprojë jashtë cdo kuadri ligjor të reformuar.

5. Farsa elektorale që realizohet sot në Akademinë e Shkencave është një dështim i madh në politikat qeveritare dhe në angazhimet personale të kryeministrit Edi Rama për gjoja reformimin e Akademisë të Shkencave duke ja shitur atë kryetarit të njerës nga partitë që rezulton në koalicion partiak politik qeveritar. Shkenca u shit për qëllime pragmatiste elektorale politike. Kjo është një përgjegjësi e madhe e pa precedentë në të gjithë historinë e akademive të shkencave në të gjithë botën! E gjitha kjo u krye me veprimin aktiv dhe mosveprimin e paligjshëm të Ministres të arsimit Besa Shahini, e cila e ka shprehur tashmë hapur synimin e saj kobëzi për shkrirjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë !

6. Unë ende shpresoj se Presidenti i Republikës z. Ilir Meta që e ka në kompetencë ekskluzive ligjore miratimin ose jo të kryetarit të akademisë të shkencave nuk do ta miratojë këtë farsë elektorale dhe as rezultatin e saj. Po ashtu shpresoj ende se do të ketë forca që për përgatitjen e kuadrit të ri ligjor reformator do të përpunojnë ato norma ligjore që do ta bëjnë të pavlefshme farsën elektrale të 24 majit 2019! Po ashtu sapo Shqipëria të ketë Gjykatë Kushtetuese, unë do të bëj çmos të motivoj ata që e kanë këtë të drejtë për ta ngritur para saj çështjen e kësaj farse të padëgjuar elektorale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lakedemonasit: 24/05/2019 19:48

    Shume e drejte! Te behen transparente e te botohen ÇDO VIT (ne fund te vitit), te gjitha punet qe kane kryer te gjithe 'akudumiket' person per person e ze per ze. Neqoftese nuk e justifikojne pagen TE SHKRIHEN MENJEHERE! Duhen ligjet e Likurgut e ato te Spartaneve per keta super parazite hilote.

    Përgjigju
  • derrat me kollare: 24/05/2019 19:10

    Po mire more ditezinj, horra e derra ma kollare, po ne si popull ne gjoja 'demokrraci' kemi te drejte t'ju kerkojme llogari se me ç'fare punesh e veprash i justifikoni parate e rrogat qe merrni çdo muaj (e jeni jo pak, po nje tufe e madhe qensh). Ç'fare punesh konkrete keni bere (e jo kopjime e plagjiatura)?!! Ç'fare studimesh e çfare veprash?!! Duam ti shohim ato.... Duhet te dali nje ligj i aprovar ne parlament qe te behet transparence e plote per pleqt e rrjedhur gjoja akrademike, se çfare punesh konkrete kane bere ata dhe te botohet ne nje gazete te caktuar, lista e plote e puneve konkrete, perndryshe kjo çerdhe e nemur hardhucash e gjarperinjsh, TE SHKRIHET SA ME PARE. Jo me te paguhen pleqt e rrjedhur me parate tona. N.q.s. keto vemje jane matematikane e te tjera, te merren me pune konkrete per te rritur ekonomine e per te hapur vende pune e jo per te ngrohur karrike e tavolina e per tu marre me llogje e dokrra pa fund. Po duhet te vihet me ne fund nje fare drejtesie e rregulli, se nuk shkohet pa fund me rrena e maskaralleqe qofte edhe kur keto vishen me auerola e vello te bukura.

    Përgjigju
  • Mjaft Me!: 24/05/2019 18:55

    Ore po paskeni qene qeniet me te paturpshme qe ka mbajtur ndonjehere kjo toke e shkrete. Po akoma me broçkullat e gjoja 'akademi te shqencave' qe as ka ekzistuar e aq me teper as qe ekziston vertete ndonjehere ne arnaudistan. Ajo ishte nje marifet e manipulim qe sistemi i vjeter ndertoi (me porosi te ruseve), per ti dhene nje fasade te jashtme e nje boje zmalto gjoja shtetit shqiptar, qe ishte komplet i rrenuar, i copetuar e i mbaruar. 500 vjet nen çallmat, i dogendisur sa me s’ka, duheshin bere shume perpjekje, shume, shume, per ta rimekembur sado pak te shkreten Arberi... E keshtu na u krijua kjo gjoja 'akrademi' qe ishte vetem e vetem politike. Po tani ato kohe ka kaluar e jemi ne 'ekonomine e tregut' qe megjithese 1001 tmerreve, prap ka edhe ajo ndonje te mire, si p.sh. eliminon ato njerez e poste e organizma artificiale qe s'japin gje e vetem konsumojne (edhe tani eliminohen vetem kur si sherbejne politikes, se kur i duhen asaj ata po vete i krijojne e s’u dhimset fare qe te hapin qesen). Atehere po mendojme se kjo 'akrademia' nuk i duhet me njeriu as per politike e as per ndonje gje tjeter, atehere PERSE DUHET MBAJTUR?!!!! Edhe femite e kopshteve e dine tashme se ata pleq te rrjedhur nuk bejne as me te voglen gje e jo me te merren me gjoja shkence. Ata ne fakt kane me shume se nje gjysme shekulli qe vetem vjedhin shtetin duke marre rroga e honorare e duke shpenzuar meteriale e pajisje qe vetem shkojne kot. Ata ne fakt po te kishte sado pak drejtesi e moral DUHET te futen ne burg (duhesh te futeshin me kohe) per abuzim e vjedhje te pasurise se shtetit e popullit ne permasa te medha e per nje kohe te gjate. Edhe ata e dine mire kete, po si vemje te gjalla e kolera qe jane, mundohen ta zgjasin pa fund kete tragjedi-komedi ala shqiptare. Me e shumta qe bejne e kane bere, eshte te kopjojne libra e broshura te te tjereve ne bote e te bejne vetem plagjiature. Ne nje vend ku mbi 70% e rrogave te buxhetoreve paguhen nga Bashkimi Europian e ku me mijra familje jetojne vetem me te ardhurat nga emigracioni e ku çdo gje varet vetem nga ndihmat nga jashte, te mbahen keta qyqare parazite me vite e vite me leke e rroga, eshte jo vetem e papranueshme, po edhe nje KRIM qe i behet shoqerise ne pergjithesi. MJAFT ME! Keto DUHEN te zhduken!

    Përgjigju
  • abc...: 24/05/2019 16:56

    Urime Gjinushit sepse e meriton! Fuga thjesht eshte nje i politizuar koke e kembe dhe nuk e di se per cfar eshte akademik,se nuk ka treguar ndonje vlere deri me sot,pervecse ka bere "gam gam" si zhurmuesit e PD te cilet e shkaterruan Akademine e Skencave me koshience se vetem keshtu do te mund t'i humbte identiteti i Shqiperise dhe per fat te keq vazhdojne dhe tani "te lehin" se kur te vijne ne pushtet,do t'a c'bejne ate perseri sikur ajo te ishte nje kjoske e "made in PD".

    Përgjigju
  • Fredi: 24/05/2019 15:18

    Bravo shokut Skënder, populli në këmbë, partia në ballë!

    Përgjigju
  • Emri: 24/05/2019 14:04

    Sa bukuri ka tufa! Perpara partizane! Rrofte shkenca!

    Përgjigju
  • VANGJUSHI XHINËS ( BLETA ): 24/05/2019 12:50

    SKËNDER GJINUSHIT I TAKON KY VËND. ËSHTË MATEMATICJENT ME SDUDIME TË PËRFUNDUARA NË PARIS ME MEDALJE ARI. SHIKONI SE ÇFAR GALLATE KA ME PD SHIKONI KUSH E DREJTON PD LYL SHAL NGJITMI PA DIPLLOM. NJË MASHTRUS ORDINER. GËNJESHTAR, HAJDUT , KRIMINEL . IMAGJINONI TË KRAHASOSH SKËNDER GJINUSHIN ME LYLIN. SI NATA ME DITËN.

    Përgjigju
  • Flamuri: 24/05/2019 11:02

    Si ka mundesi mo spaho po ju e shkaterruat Akdemine para 10 vitesh tani po thua do e reforjmome o mashturesa te pafytyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?