Pamje nga ceremonia përkujtimore

Ceremonia përkujtimore në 15-vjetorin e rënies në krye të detyrës të 4 Dëshmorëve të Atdheut, ministri Ervin Hoxha: Falë sakrificës së tyre gëzojmë të ardhme të sigurt

7 Gusht, 15:29| Përditesimi: 7 Gusht, 20:06

  • Share

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit” dhe në 15-vjetorin e rënies në krye të detyrës të punonjësve të Policisë së Shtetit, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në qytetin e Durrësit.

Në ceremoni morën pjesë zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, drejtues të pushtetit vendor, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, si dhe kolegë të të rënëve dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

 Në nderim të 4 të rënëve u përurua memoriali, vepër e skulptorit Ardian Pepa, realizuar nën kujdesin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Po ashtu, me propozim të Bashkisë së Durrësit, Këshilli Bashkiak ka vendosur emërtimin e kësaj rruge “Dëshmorët e Policisë”. 

Në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Hoxha nderoi kujtimin e heronjve që ranë në krye të detyrës.

'Sot, më 7 Gusht 2024, kujtojmë me dhimbje dhe nderim të thellë rënien e katër Dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit:

Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari. Këta trima, të cilët humbën jetën 15 vite më parë, na kujtojnë me sakrificën e tyre të përhershme, se siguria e vendit tonë kërkon përkushtim dhe heroizëm të jashtëzakonshëm.

Në emër të Ministrisë së Brendshme dhe gjithë shqiptarëve, shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për këta heronj. Kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e Shqipërisë.

Falë sakrificës së tyre, ne vijojmë të gëzojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur dhe forcuar vlerat dhe idealet, për të cilat ata ranë.

I paharruar qoftë gjithmonë kujtimi i dëshmorëve të atdheut 
Lavdi të përjetshme!', tha ministri Hoxha.

Ky akt përbën një kujtesë ndër breza për mundin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo punonjësi policie, që ka shërbyer dhe shërben në çdo skaj të vendit për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve.

Ceremonia e sotme nderoi kujtimin e të rënëve, por njëherazi ishte edhe vlerësim ndaj të gjithë atyre punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ndër vite dhanë jetën në përmbushje të misionit dhe detyrës në luftë kundër krimit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/08/2024 00:18

    Fjale e vleresime te medha perdorni,por ama vrasesit te tyre i dhane vetem 25 vjet burg! U desh nderhyrja e GJL qe t'i rikthenin burgun perjete dhe prape ai hedh vickla ne gjykate,kur duhej harruar prej kohesh e te ishte shkruar emri i tij ne librin e te vdekurve per se gjalli!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?