Kronikë

Zhvillohet garë me makina në Fushë Krujë, dhjetëra qytetarë shijojë spektaklin, trafik i rënduar deri në 15 km

2 Maj 2021, 14:37| Përditesimi: 2 Maj 2021, 15:01

  • Share

FUSHË- KRUJË- Edhe pse është e ndaluar të bëhen gara në Shqipëri, kjo nuk i ka ndalur disa persona që të bëjnë një gjë të tillë, dhe kjo ka sjellë edhe pasoja të rënduara në trafik në këtë zonë. Report Tv mëson se radha e makinave në aksin nga Rinasi në Fushë dhe nga Thumana në Fushë Krujë ka arritur deri në 15 km.

Kjo sepse gara që po zhvillohet ka tërhequr vëmendjen e dhjetërave qytetarëve të cilët kanë ndalur për të parë manoravrat e ndryshme me makina.

Në gjatësinë e rrugës, është vetëm një patrullë policie rrugore që mundohet të zhbllokojë trafikun, por deri më tani ka rezultuar thuajse e pamundur.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?