Zevendësguvernatorja Luljeta Minxhozi

Zhvillohet mbledhja e 6 e Komitetit të Sistemit të Pagesave, zv/guvernatorja Minxhozi: Të nxisim përdorimin e kartave për pagesa dhe rrisim edukimin financiar

17 Dhjetor 2020, 19:08| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 19:21

  • Share

Nën drejtimin e zëvendësguvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi është zhvilluar këtë të enjte mbledhja e gjashtë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Në fokus të diskutimeve të zhvilluara online si pasojë e masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19 ku morën pjesë kreu i shoqatës së bankave, ministria e financave, AMF dhe institucione të tjera ishte përdorimi i instrumenteve elektronike për pagesat.

Minxhozi vuri në dukje nevojën për krijim dhe përmirësim të infrastrukturave si Instant Payment dhe procesimit të kartave, si dhe promovimin e edukimit financiar si një mekanizëm i rëndësishëm për arritjen e objektivave të rritjes së përfshirjes financiare të popullsisë dhe zgjerimit të përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave.

Gjatë mbledhjes, vëmendje iu kushtua nismës për zhvillimin e tregtisë elektronike në Shqipëri, ku me urdhër të Kryeministrit është ngritur Grupi i punës “Për hartimin e planit të veprimit për nxitjen e tregtisë elektronike”.  Në vijim të mbledhjes, vëmendje iu kushtua edukimit financiar, si një mekanizëm mjaft i rëndësishëm për të maksimizuar efektet e masave të ndërmarra në kuadër të inovacionit dhe promovimit të instrumenteve dixhitale financiare, përmes një sërë prezantimesh nga Banka e Shqipërisë, AMF dhe Shoqata Shqiptare e Bankave.

Së fundi, u soll në vëmendje se në kuadër të masave të ndërmarra në lidhje me përballimin e kufizimeve në lëvizje, në kuadër të pandemisë COVID-19, të cilat në mënyrë të tërthortë mbështetën edhe promovuan përdorimin e pagesave elektronike në ekonominë shqiptare.

Në përfundim të mbledhjes, duke u bazuar në diskutimet e mbledhjes, Kryetarja e Komitetit rekomandoi krijimin e disa grupeve të punës, me qëllim adresimin konkret të çështjeve të ngritura në mbledhje, ato në lidhje me edukimin financiar dhe pagesat me kartë, si nga pikëpamja e reduktimit të kostove të mbartura nga tregtarët, ashtu edhe në lidhje me procesimin e tyre. 

Komento

Komente

  • Niku: 17/12/2020 20:03

    Është me mire te kontrolloni bankat se i ropen njerezit me interesa të larta, dhe me kartat që thoni ju zonje bëhet hajduteria me e madhe nga bankat. Shikoni çfarë më ndodh me Banken time hajdute (abibank) , sa herë që blej online me hiqet shuma e blerjes direkt, në të njëjtën kohë po e njëjta shumë tjetër ma bllokon banka për 20 ditë, dhe cndodh.. Mi kthejnë leket ne euro më kursin që do banka për blerjen ashtu edhe për ato të bllokuara, dhe pas 20 ditësh mi jep mbrapsht ato të bllokuara me kursin që do banka, kështu që për një blerje 100€ llogarit 9€ ti vjedhin me kursin e këmbimit dhe komisione. Pra banka është hajdute e legalizuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?