Në zemër të qytetit të “një mbi një dritareve”, aroma e verës është shkrirë me tingujt e muzikës.
Edicioni i katërt i festivalit “Wine & Stories” nisi te premten me pjesmarrjen e 50 kantina nga Shqipëria, Kosova dhe komuniteti arbëresh.
Stendat shumëngjyrëshe janë mbushur me verëra të kuqe, të bardha e të gazuara, ndërsa qytetarët dhe turistët kanë shijuar shumëllojshmërinë e prodhimeve vendase.
“Është hera e parë që vij në Berat. Vera është fantastike dhe atmosfera shumë mikpritëse. Nuk e dija që Shqipëria prodhon verë kaq të mirë.”
Prodhuesit e verës e shohin këtë festival si një mundësi për të promovuar markat e tyre dhe për të shkëmbyer eksperienca me kantinat pjesëmarrëse nga rajoni.
“Ky festival është shumë i rëndësishëm për ne. Na ndihmon të prezantojmë cilësinë e verës shqiptare dhe të krijojmë bashkëpunime të reja.”
Gjatë tri netëve të festivalit do të zhvillohen degustime, konkurse, panaire dhe koncerte live, ndërsa kantinat garojnë për çmimin e parë të festivalit të verës.
Komente
