Shumë rrugë të qytetit të Elbasanit u rikthyen në një pistë vrapimi.
Këtë të diel në Elbasan u organizua maratona Skampa, që bëri bashkë rreth 1500 sportistë nga vendi dhe bota.
Garës nuk i munguan as më të moshuarit.
Për mbarëvajtjen e garës, kjo e dielë u cilësua dita pa makina, ku nuk u lejua as kalimi dhe as parkimi i mjeteve ne disa rruge te qytet.
“Më vjen mirë që disa kanë ardhur për herë të parë në Elbasan dhe në organizimin e maratonës. Është i pari këtij lloji në Elbasan, por është një gur themeli për vazhdimin e mirë të kësaj tradite”, tha kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja.
Kjo maratonë që u organizua për herë të parë, u mbështet nga Bashkia e Elbasanit.