Kultura

Zhvillohet në Korçë festivali ‘Shpirti i Ballkanit’, Kita: Synojmë të promovojmë folklorin e traditat

30 Maj 2021, 16:42| Përditesimi: 30 Maj 2021, 16:48

  • Share

Për të tretin vit radhazi u organizua në Korçë festivali ‘Shpirti i Ballkanit’ ku trupa të ndryshme nga vendet e Rajonit performuan me këngë e valle folklorike.

Ndryshe nga edicioni i pare këtë vit COVID 19 diktoi një formë tjetër organizimi në të cilën morën pjesë vetëm 3 ansamble Ansambli i Bitolës së Maqedonisë, Ansambli i Skëndërbeut dhe ai i Shqiperisë së Mesme.

Drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita tha se ky festival synon të ruajë traditën e këmbimin e eksperiencave dhe ruajtjen e urave të bashkëpunimit mes vendeve të Rajonit

‘Ne dëshirojmë që të ruajmë në vazhdimësi vlerat e folklorit tonë dhe prandaj e kemi marrë këtë iniciativë. Vjet u përpoqëm në një formë virtuale që të realizonim disa bashkëpunim me disa nga vendet e Ballkanit ndërsa sivjet u rikthyem në skenë. Shpresojmë që pandemia do të marrë fund dhe ne mot do të kemi një festival edhe më të madh në numrin e trupave pjesëmarrëse.’- tha Zamira Kita.

Këngët popullore folklorike, vallet dhe muzika instrumentale u duartrokiten nga artdashesit korçare por dhe turistet e pranishëm në skenën e Pazarit të Vjetër të Korçës.

Një prej anëtarëve të ansamblit të ‘Skënderbeu’ Ines Sulenjis rrëfeu emocionet e një shfaqe përpara publikut pas një viti pandemi

‘Ishte një ndjesi e papërshkrueshme pasi gjithë trupat nuk ishin mbledhur kurrë pas kësaj kohe pandemie dhe mezi po prisnim të vinim në skenë.’- tha Inses Sulejnis nga ansambli Skëndërbeu.

Një ndër artistët e ansamblit Bitola të Maqedonisë vlerësoi festivalin dhe uroi që vitin tjetër ai të organizohet më i madh.

‘Festivali ka qenë i mrekullueshëm, organizimi gjithashtu. Jemi të lumtur që jemi pjesë e saj dhe shpresojmë që vitin tjetër të jetë më i madh.’- një ndër artistët e Ansamblit Bitola.

Vitin e ardhshëm ky festival pritet te vije me një program me te zgjeruar dhe pjesëmarrje me te madhe te shteteve te Ballkanit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?