Momente nga ndeshjet në ring

Sport

Ballkaniada e MMA në Tiranë, Shqipëria siguron katër medalje ari

28 Mars, 10:08| Përditesimi: 28 Mars, 10:15

  • Share

TIRANË - Më 22-23 mars, në sallën e sportit “Vasil Shanto”, u zhvillua Kampionati Ballkanik i MMA, një event madhështor që mblodhi sportistët më të mirë të rajonit. Ky edicion solli një garë të fortë me pjesëmarrjen e 125 sportistëve nga 4 shtete: Shqipëria, Bullgaria, Kosova dhe Turqia.

Shqipëria shkëlqeu në këtë kompeticion duke fituar një Kampion Ballkani në seniorë dhe tre në kategorinë junior, ndërsa në peshën -65 kg, të katër medaljet u siguruan nga sportistët shqiptarë, duke konfirmuar dominimin e tyre në këtë kategori.

Të ftuarit përgëzuan organizimin dhe nivelin e lartë të garave, duke theksuar rëndësinë e këtij kampionati për zhvillimin e sportit të MMA-së në rajon.

Rezultatet e TEAM ALBANIA:

Fëmijët (U10 – U12)

 Xhordi Kame – 10 vjeç, -44 kg, Medalje Argjendi

Kadetë (U14 – U15)

 Grei Mehmeti – 40 kg, Medalje Ari (Kampion i Ballkanit)

 Dean Mehmeti – 50 kg, Medalje Ari (Kampion i Ballkanit)

 Hysen Kermeshtna – 53 kg, Medalje Argjendi

 Onid Troshani – 55.5 kg, Medalje Bronzi

 Roen Prizreni – 30 kg, Medalje Argjendi

 Luis Maliqi – 30 kg, Medalje Argjendi

 Aldo Shehu – 40 kg, Medalje Argjendi

 

Juniorë (U16 – U18)

 Adelio Kapllanaj – -65 kg, Medalje Ari (Kampion i Ballkanit)

 Ertis Merkoci – -65 kg, Medalje Ari (Kampion i Ballkanit) (senior)

 Alkeo Bici – -65 kg, Medalje Argjendi

 Renis Hysa – -65 kg, Medalje Bronzi

 Gersi Aliaj – -65 kg, Medalje Bronzi

 Tedi Shabani – -70 kg, Medalje Argjendi

 Tedi Toska – -70 kg, Medalje Argjendi

 Ohard Pikli – -60 kg, Medalje Bronzi

 Mateo Prifti – 17-18 vjeç, Medalje Bronzi

 

Seniorë (18+)

 Gerard Feri – -61 kg, Medalje Argjendi

 Orges Ujka – -61 kg, Medalje Argjendi

 Anduel Markaj – -70 kg, Medalje Argjendi

 Aron Donzha – -77 kg, Medalje Argjendi

 Altin Ganci – -84 kg, Medalje Argjendi

 Arjel Legisi – -83 kg, Medalje Bronzi

 Marko Rruga – -93 kg, Medalje Argjendi

 Alfred Koçi – -93 kg, Medalje Bronzi

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?