Zhvillohet nën tension Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH-it, Bello jep dorëheqjen

9 Shkurt 2020, 14:14| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 14:16

  • Share

Në klimë aspak pozitive është zhvilluar sot Asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH-it, që erdhi si pasojë e përplajses së kreut Viron Bezhani me sekretarin Stavri Bello. Në fund është vendosur që për momentin të mos ketë zgjedhje të reja, të cilat do të zhvillohen vetëm pas Lojrave Olimpike në Tokio.

Komiteti Olimpik është i përfshirë prej muajsh në një kaos për shkak të përplasjeve në kupolën drejtuese. Akuzat dhe përplasjet kanë qenë të ashpra edhe gjatë zhvillimit të Asamblesë, ku federatat pjesmarrëse kanë kërkuar largimin e drejtuesve.

Kjo kërkesë është marrë parasysh nga Stavri Bello, i cili është dorëhequr pas 23 vitesh. Për të gjithë situatën Bello u shpreh: “Jap dorëheqjen dhe ftoj gjithashtu që edhe presidenti të bëj të njëjtën gjë.”

Ndërkohë gjatë punimeve të asamblesë, presidenti i FSHF, Armand Duka, bëri një propozim për zgjidhjen ngërçit, duke sugjeruar që zgjedhjet në KOKSH të bëhen pas olimpiadës, jo më larg se dhjetori i këtij viti.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • spak: 11/02/2020 14:00

    Cdo gje ne kete vend eshte e korruptar gje nga drejtuesit trajneret e sportistet . Ketu duhet te hidhet klorine qe te pastrohen me gjithe duke filluar m militante te partive shumngjyreshe e tjeret ne vazhdim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?