Minisrti i jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov dhe homologu grek, Nikos Kotzias

Bota

Zhvillohet raundi i ri për çështjen e emrit, Tsipras dhe Zaev takohen në Sofje

12 Maj 2018, 20:48| Përditesimi: 12 Maj 2018, 21:17

  • Share

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias dhe ministri maqedonas Nikolla Dimitrov janë takuar sot në Athinë për të zhvilluar një raund të ri bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz, për të përfunduar mosmarrëveshjet 25 vjeçare midis tyre.

Nuk patëm deklarata nga të dy ministrat e jashtëm por ndërmjetësi deklaroi se:

“Mund ta karakterizoj takimin si mjaft serioz dhe në disa raste të tensionuar. Para kësaj, kishim bërë punë serioze dhe do të vëzhdojmë kështu; dy ministrat do t’i njoftojnë kryeministrat e tyre në përgatitje të një takimi të tyre në Sofje (të Bullgarisë) javën e ardhëshme me datë 17 të këtij muaji”, tha ndërmjetësi Nimetz, raporton VoA.

Qeveria e Shkupit një një deklarate të saj vlerëson se nuk ka qenë asnjëherë më pranë zgjidhjes se kaq. Zgjidhje e çështjes së emrit të Maqedonisë i jep shansin për të pretenduar për antarësim në NATO. Ndërkohë, Greqia fqinje ka bllokuar edhe rrugën e integrimit të Maqedonisë drejt integrimeve në strukturat e Bashkimit Evropian.

Propozimi i përfolur “Gorna Makedonija” që i bie “Maqedonia e Epërme” është i pranueshëm për të dyja palët, ndërsa Athina  të jetë vetëm në gjuhën sllave dhe jo në gjuhën të tjera.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?