Në Torino u mbajt nata e dytë e gjysmëfinales së kompeticionit më të rëndësishëm të muzikës evropiane “Eurovision Song Contest 2022”
Në skenën madhështore në PalaOlimpico performuan artistët e 18 shteteve. E para ishte Finlanda, që konkuroi me The Rasmus dhe këngën Jezebel. The Rasmus është një nga grupet finlandeze më të suksesshme ndërkombëtarisht. Finlanda ka fituar vetëm një herë në Eurosizion në 2006.
Izraeli u përfaqësua nga Michael Ben David me këngën IM. Këngëtari është fituesi i fundit i ‘X Factor Israel’.
Serbia përfaqësohet me Konstraktën me këngën ‘In corpore sano’. Serbia ka fituar Eurovisionin njëherë në vitin 2007.
Këngëtarja Nadir Rustamli përfaqësoi Azerbajxhanin me këngën Fade to Black. Këngëtarja në vitin 2021 fitoi edicionin e dytë të spektaklit të talenteve të Azerbajxhanit ‘The Voice of Azerbaijan’. Vendi ka fituar Eurovizionin në vitin 2011.
Gjeorgjia u prezantua me grupin Circus Mircus me këngën Lock me In, ndërsa Malta nga Emma Muscat me këngën I am what I am.
San Marino u prezantua nga Achille Lauro, i cili mbajti një performancë që kishte në thelb një dialog dashurie mes një striptisteje dhe një kauboji. Ai kishte të veshur një jumpsuit transparent, kapele dhe çizme kauboji, artisti i vuri flakën skenës duke hipur në një dem të kuq mekanik. Përpara se të hipte në demin mekanik, Achille Lauro, duke përsëritur një gjest të parë tashmë në Sanremo, iu afrua kitaristit të tij Boss Doms dhe e puthi në buzë.
Australia u prezantua me Sheldon Rileyme me këngën Not the Same. Qipro u përfaqësua nga këngëtarja greke Andromache me këngën Ela. Emri i këngëtares vjen nga mitologjia greke, ndërsa kënga ishte në dy gjuhë: anglisht dhe greqisht. Qiproja nuk e ka fituar kurrë Eurovizionin.
Irlanda me këngëtaren Brooke Scullion solli në skenë këngën That's rich. Irlanda ka fituar disa herë në Eurovision: 7, nga këto tre kanë qenë të njëpasnjëshme. Kënga e Brooke është frymëzuar nga autobiografia e Debbie Harry, këngëtares legjendare të Blondie.
Maqedonia e Veriut u përfaqësua nga këngëtarja Andrea me këngën Circles, Estonia me këngën Hope nga Stefan, Rumania me këngën Llámame nga këngëtarja WRS, Polonia me këngën River nga Ochman, Belgjika me këngën Miss you nga Jérémie Makiese, Suedia me këngën Hold me closer nga Cornelia Jakobs.
Këngëtarja nga Mali i Zi kishte një këngë që i kushtohej nënës së saj të ndjerë. Kënga e Vladanës quhej Breathe. Festivali u mbyll me Republikën Çeke me këngën Lights off me We Are Domi. Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj.
Shqipëria u përfaqësua në Eurovision me këngëtaren Ronela Hajati me këngën Sekret, e cila nuk u kualifikua, por pati edhe një sërë debatesh mbi perfomancën e saj.
Lista e plotë e finalistëve
Italia
Franca
Zvicra
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Hollanda
Belgjika
Çekia
Azerbajxhan
Polonia
Finlanda
Estonia
Australia
Suedia
Rumania
Serbia
Gjysmëfinalja e dytë e "Eurovisionit" ka mbaruar, por vetëm 10 vende do të festojnë gjithë natën për fitoren. 10 vende të tjera i pret finalja e madhe e "Eurovisionit"
10 vendet fituese:
- Belgjika
- Çekia
- Azerbajxhan
- Polonia
- Finlanda
- Estonia
- Australia
- Suedia
- Rumania
- Serbia