Gjysmë maratona e Gjelbër e Beratit, marrin pjesë 400 atletë! Dy fituesit, Luiza Gega për 10 km dhe Nikola Bedini 21 km (VIDEO)

7 Prill, 09:25| Përditesimi: 7 Prill, 15:21

  • Share

Gjysmë Maratona e Gjelbër e Beratit “Berat Green Half Marathon 2024” bëri bashkë në qytetin e bukur të UNESCO-s, 400 sportistë profesionistë dhe amator, nga 30 shtete të botës.  Maratona nisi paraditen e së dielës në qendër të qytetit dhe pjesëmarrësit iu nënshtruan dy garave, sipas përzgjedhjes së tyre

Sfida më e gjatë ishte ajo prej 21 km dhe gara e dytë ishte gara në një distancë më të shkurtër, 10 km.

Në të dyja garat e Maratonës vrapuesit përshkruan itinerare të ndryshme, duke shijuar pamjet piktoreske dhe muzeale të qytetit të Beratit. Në garën prej 21 km i pari në finish mbërriti 21-vjeçari Nikola Bedini lindur dhe rritur në Itali, me origjinë nga qyteti i Beratit.

Ndërsa garën prej 10 km e fitoi kampionia e atletikes, Luiza Gega, ndërkohë që çmimin e “maratobomakut” e mori 78-vjeçari Sotir Qirjaçi.

Në përfundim të Maratonës, fituesit dhe pjesëmarrësit shprehën emocionet e tyre.

‘Ishte për të shijuar atmosferën. Këtë vit po ndihëm shumë mirë. Marr një dashuri shumë të madhe nga të gjithë njerëzit në Berat. Do të vij përsëri. Këtë vit më pret para kampionia Evropian për tu finalizuar me Lojërat Olimpike.'- tha Luiza Gega.

Ky është edicioni i dytë i maratonës ndërkombëtare që zhvillohet në Berat dhe mbahet me kauzën “Vrapo për të mbrojtur mjedisin”. Ditën e shtunë kur u çel aktiviteti vrapuan nxënësit e shkollave ndërsa sot profesionistët. 

Gara në 10 km për vajza

Vendi i parë: Luiza Gega
Vendi i dytë: Gresa Bakraqi
Vendi i tretë: Lisa Palmer, Blount

Gara në 10 km për djem
Vendi i parë: Bogdan Damenovych, Ukrainë
Vend dytë: Omer Alkanoglu, Turqi
Vend i tretë: Muxhahit Miscini Maqedoni

Gara 21 km për vajza
Vend i parë: Natalia Semenovych, Ukrainë
Vend i dytë Bethan Lowe Angli
Vend tretë Redia Dauti,  Shqipëri.

Gara 21 km për djem
Vend i Parë Nikola Bedini Itali
Vend dytë Ahmet Alkanoglu Turqi
Vend tretë Ben Felton Angli.

Ora 15:18
Rama ndan pamje nga 'Green Half Marathon 2024': Fantastike kjo fundjavë në Berat

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga edicioni i dytë i “Green Half Marathon 2024”, që u zhvillua sot në Berat me 350 vrapues nga mbi 40 shtete të botës.

Kjo fundjavë ishte fantastike në Berat, shkruan Rama krahas pamjeve.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?