Zhvillohet turizmi malor në Fushë-Studen të Librazhdit! Fshati piktoresk, në mes të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

13 Tetor, 19:15| Përditesimi: 13 Tetor, 19:20

  • Share

Librazhd- Simboli i Fushë Studen është liqeni përballë fshatit, në rrëzë pyllit të ahut, ç’ka i jep pamjen piktoreske.

Me pasuritë natyrorë, rekreative, traditat dhe kulturat ku fshat po tërheq vëmendjen e turistëve. Ata shprehen se preferojnë peshkimin në ujërat malore, ecjet sportive, alpinizëm.

“Më pëlqen natyra, vendi, njerëzit janë shumë të mirë. Është rrugë e bukur shumë dhe ambienti po ashtu”, thonë vizitorët për Report TV.

Si pasojë e rritjes së interesit për ta vizituar në zonë janë ngritur disa njësi shërbimi, si restorante e bujtina. Ushqimet bio dhe qetësia larg zhurmës së zonës urbane janë oferta tunduese e Fushë-Studen.

“Të shumtët janë nga Librazhdi që vijnë, nga Tirana. Janë shtuar shumë të huajit”, thotë Klodian Balla, menaxher i një njësie shërbimi.

Nga Librazhdi në Fushë-Studen mbërrin për 50 minuta, në një rrugë të asfaltuar që ofron pamje relaksuese, sidomos në stinën e vjeshtës.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshatari: 13/10/2024 22:12

    Klima e mirë,por aty nuk shehënjë pulë apo në mëngjez të të zgjoj ndonjë këngëtar itipit si krgetari i lulave(GJELË).Nuk shehë ndonjë baçe a kopshtë me perime a ndonjë gjë tjetër. Aty mungojnë prodhimet e fshatit të zonjave të asaj zone si p.sh domate,speca me gjizë apo kos,nun njohin shakullin(djathin,apo gjizën) nëtë po ashtu pastërman jo mishin e fymosur.Gë shkosh atje do të thotë bhlmet stanesh, etj,për këto të flitet.Mos u kënaqëni me komoditetin e ambienteve,por me rruajtien e tradicionit të të jetuarit dhe mënyra e të ushqyer.Njërzit kur shkojnë aty të gjejnë fshatin tr adicional të LIBRAZHIT.TË PUNOHET PËR TË KRIJUAT AMBIENTE PËR TË ECUR NË KËMBË.TË NDIQNI SHËMULLIN E VOSKOPOJËS JO TË KOPIONI ATË DREJTUES TË INSTITUCIONEVE VENDORE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?