Armando Broja

Sport

Zhvilloi 24 minuta në Londër, Chelsea i bën bllokadë Armando Brojës

16 Dhjetor 2024, 16:00| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 16:07

  • Share

ANGLI - Armando Broja prej disa javësh i është bashkuar grupit të Everton në stërvitje të plotë duke lënë pas lëndimin. 23-vjeçari i Kombëtares ka marrë minuta në sfidat e fundit, teksa fundjavën që lamë pas zhvilloi një paraqitje të mirë në Londër.

Everton barazoi 0-0 në fushën e Arsenalit dhe Broja u fut në minutën e 66-të. Por Broja nuk do mundet të jetë në fushë të dielën e 22 dhjetorit, atëherë kur Everton pret Chelsean.

Për shkak se Armando është i huazuar nga Chelsea në "Goddison", klubi mëmë i ka vendosur një klauzolë ndalimi në ndeshjet kundër tyre. Për këtë shkak trajneri Sean Dyche nuk do ketë të gatshëm shqiptarin e sulmit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?