Banka e Shqipërise

Zhvlerësimi i euros, BSH: Po bëjmë analiza për të ndërhyrë për të ndaluar rënien e shpejtë

15 Nëntor, 11:10| Përditesimi: 15 Nëntor, 11:15

  • Share

Banka e Shqipërisë po analizon zhvlerësimin e monedhës evropiane për pasojat që mund të sjellë në ekonomi një zhvlerësim i mëtejshëm dhe me ritëm të shpejtë.

Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha në Komisionin e Ekonomisë që po analizohet situata për të propozuar masa për të ndaluar rënien e shpejtë të euros.

“Banka e Shqipërisë bashkohet me shqetësimin e zhvlerësimit të euros, më shumë se për zhvlerësimin shqetësimi është për ritmin e zhvlerësimit pasi mund të shkaktojë dëme ekonomike. Ndërsa në afatgjatë ne jemi duke parë për të bërë analiza shumë të hollësishme se çfarë i sjellë ekonomisë shqiptare një zhvlerësim i shpejtë. Për ne është problem ritmi i shpejtë i zhvlerësimit, dhe ne po e analizojmë dhe të propozojmë një rrugë se si mund të ngadalësohet ritmi i rënies”, shprehet Minxhozi.

Prej vitit 2022, kur nisën të reflektohen luhatjet e para të kursit të këmbimit, e deri më sot monedha evropiane është zhvlerësuar fort përballë monedhës kombëtare lek. Nëse në janar të vitit 2022 euro këmbehej me 122 deri në 127 lekë, sot ajo po këmbehet me 98 lekë, me një zhvlerësim prej afro 30%.


Lajmi kryesor:

Banka e Shqipërisë kërkon rishikim të skemës së pensioneve, rrezik për financat publike! Zv/ Guvernatorja ep opinionin për pr/buxhetin 2025 tek 'Ekonomia'


E.Gj/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?