Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi

6 Maj, 16:15| Përditesimi: 6 Maj, 17:08

  • Share

Çmimi i naftës dhe i benzinës ka njohur një rënie të lehtë këtë fillim jave. Në disa pika nafta po tregtohet me 184 lekë litri, nga 188-189 lekë litri që është tregtuar prej muajsh. Por ka edhe karburante që nuk e kanë lëvizur çmimin e fiksuar që në vitin e kaluar në vlerën 189 lekë litri.

Po ashtu është ulur lehtë edhe çmimi i benzinës, që në disa pika tregtohet me 184 lekë nga 189 lekë litri që ishte më parë. Kurse çmimi i gazit duket i fiksuar në të gjitha pikat e vëzhguara në 59 lekë litri. Rënia e çmimit të karburanteve mund të konsiderohet e vonuar pasi duhet të kishte ndodhur me herët si rezultat i zhvlerësimit të valutave dhe luhatjeve të vazhdueshme të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Rënia e dollarit me 10 lekë krahasuar me vjet apo e euros me rreth 11 lekë duhet të ishte reflektuar edhe në tregun e hidrokarbureve, pasi tregtarët kanë harxhuar më pak para për të blerë të njëjtën sasi karburanti. Shqetësimin për mungesën e uljes së çmimit të karburanteve e ka ngritur edhe Konfindustria e cila thotë se tregu i monopolizuar nuk po reflekton ulje të çmimeve edhe pse valutat janë zhvlerësuar.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 07/05/2024 09:19

    Ahaaaa qenkan keputur ne bythe me kete ulje,hajdute e kriminele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?