Ekonomi

'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport

20 Janar, 16:35| Përditesimi: 20 Janar, 19:48

  • Share

Ushqimi në treg po dominohet nga importi, ndërsa produktet ‘Made in Albania’ kanë humbur terren jashtë vendit. Për shkak të dobësimit të valutave, produktet shqiptare janë zhvlerësuar në tregjet e huaja, e për pasojë bizneset vendase kanë humbur me miliona euro.

INSTAT raporton se vjet janë eksportuar 471 mijë tonë produkte ushqimore, nga 390 mijë tonë që u shitën në vitin 2023. Por edhe pse kanë shitur më shumë në sasi, kanë marrë mbrapsht më pak para se në 2023-shin, kjo për shkak të uljes së çmimeve të produkteve në tregjet e huaja por kryesisht për shkak të zhvlerësimit të euros që ka goditur fort eksportuesit gjatë vitit të shkuar.

Në total bizneset shqiptare kanë shitur jashtë vendit mallra ushqimore me vlerë 532 milionë euro, nga 556 milionë euro që ishte vlera në vitin 2023, duke dëshmuar për një trend negativ në eksporte.

Por teksa eksportet po tkurren në vlerë, e kundërta po ndodh me importin si në sasi ashtu edhe në vlerë. Gjatë vitit 2024, vendi ka blerë nga jashtë 1.2 milionë tonë produkte ushqimore, pije e duhan, me vlerë 1.5 miliardë euro, me rritje në raport me vitin 2023 me rreth 110 milionë euro, pasi sipas INSTAT në vitin 2023, nga jashtë u blenë afro 1.4 miliardë euro.

Përfaqësuesit e bizneseve shqiptare thonë se faji për këtë qëndron tek shteti, i cili me skemën e TVSH-së po favorizon importin. Sa i takon çmimit për kilogramë, rezulton se produktet shqiptare janë zhvlerësuar më shumë sesa ato të huaja. Nëse në 2023-shin në kilogram i importuar ka kushtuar mesatarisht 129 lekë, në vitin që lamë pas zbriti në 120 lekë. Kurse një kilogramë i eksportuar vjet ka kushtuar 112 lekë, nga 142 lekë që kushtoi në vitin 2023.

IMPORTI I PRODUKTEVE USHQIMORE
Viti 2023      1.450 mln euro
Viti 2024      1.560 mln euro
Rritja             +110 mln euro

 

EKSPORTET E PRODUKTEVE USHQIMORE
Viti 2023          556 mln euro
Viti 2024          532 mln euro
Rënia              -24 mln euro

 

EKSPORTET NË SASI TË USHQIMEVE
Viti 2023        390 mijë tonë
Viti 2024        471mijë tonë
Rritja             +81 mijë tonë

 

VLERA E MALLRAVE USHQIMORE
                                    2023                2024
Eksporte              142 lekë/kg        112 lekë/kg
Importe               129 lekë/kg         120 lekë/kg

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pranvera Kapllani: 23/01/2025 06:56

    Të gjithë ekspertët e ekonomisë,gazetarët e.t.j.duket sikur tallen me lajme të tilla.Përse duhet të shpenzohet për të kryer eksportin e mallrave jashtë vendit kur ato mund të përdoren në vend.Njëkohësisht shpenzohet për kryerjen e importeve për mallra e ushqime që mund të prodhohen në vend.Si duket ekspertët firmosin marrëveshje tregtie që të duken se po punojnë për mirëqenien e vendit.Pavarsisht nga treguesit nga viti në vit ata vazhdojnë për inerci të njëjtën metodë.Super marketet janë të mbushur me mallra të huaj p.sh.vaji i ullirit që ankohen prodhuesit.Kaq vite nuk mund të ambalazhohej në vend sipas cilësisë.Sa e sa prodhime të tjera shkojnë dëm.U nxitën prodhuesit për vreshta me shpenzimet e tyre,ata nuk kanë ku t'a çojnë rrushin.Po t'i pyesësh kushedi sa raki ekziston në bidona plastik që herët a vonë do konsumohet me dëme në shëndet.Rrushi mund të grumbullohej në fabrika e të përdorej për verë,uthull.Tjetër prodhim është vera,edhe po të vjetërohet i rritet vlera.Një gotë verë në ditë përmirëson dukshëm shëndetin.Personat që pijnë verë janë më të sjellshëm,më inteligjent se ata që përdorin raki.Kështu ndodh edhe me prodhime të tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?