Pasiguria e shkaktuar nga lufta tarifore e administratës së Donald Trump po dobëson fort dollarin.
Në tregun shqiptar një dollarë ka zbritur në nivelin më të ulët prej 85 lekë. Brenda këtij muaj dollari është zhvlerësuar me gati 6 lekë, pasi më 1 prill këmbehej me 91 lekë.
Mediat ndërkombëtare thonë se dollari është dobësuar me 9% vetëm gjatë këtij viti. Kjo lëvizje e shpejtë e tregut sipas ekspertëve është ndikuar nga vendimmarrjet e Shtëpisë së Bardhë, por edhe nga rënia e çmimeve të karburanteve në tregjet e huaja. Në rënie është edhe monedha evropiane e cila po këmbehet me 98 lekë nga 99 lekë në fund të javës së shkuar.
Komente
