Dollari amerikan është zhvlerësuar ndjeshëm në mbyllje të kësaj jave. Këtë të premte dollari po këmbehet me 87 lekë që është vlera më e ulët që prej vitit 2015.
1 dollar sot po këmbehet me 87 lekë nga 89 lekë që ishte dje.
Dollari që pas tërheqjes së presidentit Donald Trump nga tarifat ndaj BE është tkurrur me 3 lekë sipas Bankës së Shqipërisë.
Kjo lëvizje e shpejtë e tregut sipas ekspertëve është ndikuar edhe nga vendimmarrjet e Shtëpisë së Bardhë, por më së shumti ka ndikuar rënia e çmimeve të karburanteve në tregjet e huaja, ka më pak kërkesë për dollarë nga eksportuesit por ka edhe spekulime në treg.
Komente
