Zhvlerësohet euro, ekspertja Isaj: Ka shumë valutë në treg, ndikojnë eksportet! Rritja e normës bazë të interesit po forcon lekun

26 Prill 2022, 16:05| Përditesimi: 26 Prill 2022, 16:11

  • Share

Pas një rritje të fortë në muajin mars, euro ka humbur shumë pikë në raport me lekun, dhe këmbimi i saj është luhatur në vlerat 119-120 lekë, duke shënuar nivelet më të ulëta të 2 dekadave të fundit.

Ekspertët e tregut shpjegojnë që përveç dërgesave të larta të emigrantëve në këto ditë festash, ndikimi më i madh në zhvlerësimin e euros ka ardhur si pasojë e disa faktorëve afatgjatë siç është rritja e fortë e eksporteve që ka sjellë shumë euro në vend.

“Disa janë faktor të lidhur me sezonalitetin siç është periudha e pashkës dhe transferimi i të ardhurave nga njëri shtet në tjetrin apo ardhja e emigrantëve për të vizituar të afërmit. Janë faktorë që kanë një impakt afatshkurtër që e stabilizojnë monedhën në një numër ditësh. Ka faktorë të tjerë afatgjatë që e mbajnë euron relativisht në nivel të ulët, siç është niveli i lartë i remitancave gjatë vitit të kaluar në raport me një vit më parë. Rritja e ndjeshme e eksporteve në tremujorin e parë, eksportet u rritën gati 50% pavarësisht se ka rritje të çmimeve, edhe paraja jashtë bankave është rritur, por edhe rritja e normës bazë e marrë nga banka e Shqipërisë e forcon monedhën vendase në raport me monedhat e huaj”, pohon Brunilda Isaj, sekretare e Mikrofinancës.

Nëse forcimi i lekut në raport me euron vijon sekretarja e përgjithshme e Mikrofinancës Brunilda Isaj thotë se fituesit do të jenë importuesit, ndërsa do humbin eksportuesit.

“Ka një tendencë për tu stabilizuar euro, nëse nuk ndodh ka një anë që përfiton dhe ka një tjetër që humbet. Importuesit janë ata që importojnë përfitojnë nga një euro e ulët, ata që kanë kredi në euro dhe të ardhura në lekë përfitojnë, ndërsa eksportuesit humbin pasi kanë të ardhurat e tyre në euro indeksohen me më pak lekë”, pohon Isaj.

Sipas ekspertëve euro mund të stabilizohet nëse rritet kërkesa e qeverisë për të blerë euro në mënyrë që të importoj energji dhe materiale të tjera nga jashtë, apo nëse çmimet në tregjet vijojnë të shtrenjtohen. Sa i takon ndërhyrjes së bankës së Shqipërisë në treg, Isaj thotë se do ishte e nevojshme nëse rënia do të thellohej më shumë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • naku: 26/04/2022 18:12

    ka rene euro sepse ka renie ekonomike dmth ka rene fuqia blerese. Dhe leke eshte rritur si pasoje

    Përgjigju
  • Fnx: 26/04/2022 16:41

    Kjo eshte eksperte sa jeni gazetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?