1 euro sot këmbehet me 108 lek dhe u bënë disa ditë që monedha evropiane është në pikiatë. Biznesmenët ankohen se zhvlerësimi i euros jep ndikim negativ në ekonomi sepse mallrat dhe shërbimet tregtohen në monedhën evropiane dhe kostot janë në lek. Kjo sjell më pak të ardhura sektorin e turizmit dhe ndërtimit, që janë degët kryesore të ekonomisë në qarkun e Lezhës.
“Është problem shqetësues sepse ne bëjmë shumë transaksione në euro dhe pastaj pagesat i bëjmë në lek dhe konvertimi i euros në lek është katastrofë. 1 në 4 euro hyn në mënyrë informale dhe kjo e ka sjell zhvlerësimin e euros. Sektori i eksportit është më i godituri për shkak të kontratave me të huaj”, tha PASHK PALOKA KRYETAR I DHOMES SE TRAGTISE LEZHE
Nevoja për ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë është e madhe thonë sipërmarrësit, pasi po dëmtohet prodhimi vendas dhe investimet.
“Duhet të ndërhyjë qeveria por s’ka interes për ta bërë sepse e ka lekun e fortë dhe likuidon sa më borxhe. Por qeveria duhet të konsultohet shumë me grupet e bizneset. Qeveria mund të ndërhyjë bashkë me Bankën e Shqipërisë për të zhvlerësimin e lekut”, tha Zef Shtjefni, Eskportues.
“Banka qendrore e ka me ligj për të siguruar kursin e monedhës vendase. E dyta duhet të na rimbursojë qeveria sepse kemi vështirësi sidomos në dhënien e pagave”, tha DRINI ZUSI EKSPORTUES
Sipas përllogaritjeve mbi 200 milion euro pritet që të impaktohen në ekonominë e Lezhës gjate 3 muajve në vijim, por do të mungojnë më shume se 30 miliardë lek me pak vetëm nga zhvlerësimi i euros.
kerkesa eshte e drejte por banka e shqiperise i ka duart e lidhura me fort se qeveria per shkak te nivelit te larte te botxhit afatmesem te qeverise e cila duhet te gjej nje formule me fleksibel rimbursimi per eksportuesit e medhenj ne valuten e perdorur ne transaksione nepermjet ministrise se financave nje kompensim me i drejte duke futur me shume euro per kostot shtese operacionale te krijuara nga fuqizimi i lekut
PërgjigjuPo pse sillka renie te te ardhurave renia e euros!? Ne Shqiperi monedhs zyrtare eshte Leky pse shesin me Euro keta biznesmenet!? Nese shesin me leke nuk ka efekt negativ. Banka e Shqiperise eshte e mbaruar vec me delinkuente qokash te politikes