ITALI -Skiatorja premtuese italiane, e cila muajin tjetër do të mbushte 20 vjeç (15 nëntor), Matilde Lorenzi ndërroi jetë në spital pas aksidentit tragjik gjatë stërvitjes.
Vdekja e sportistes u bë e ditur në nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë mëngjesin e sotëm.
“Ministria e Mbrojtjes dhe ministri Guido Crosetto shprehin ngushëllimet e tyre më të thella dhe qëndrojnë pranë familjes dhe kolegëve të nëntetares Matilde Lorenzi, atletja e ushtrisë dhe skiatorja premtuese italiane, e cila ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti shumë të rëndë të ndodhur gjatë një seance stërvitore”.
Ministria e Mbrojtjes në Itali e shoqëronte postim me një shirit të zi në 'X', duke e zyrtarizuar lajmin e hidhur.
Atletja u rrëzua gjatë stërvitjes në shpatin Gravald G1 në Val Senales, Alto Adige. Gjendja e saj pas aksidentit u cilësua si shumë e rëndë. Dinamika e rënies pa skitë e kampiones së re të ndaheshin në akull dhe fytyra e saj të përplasej dhunshëm në dëborë.
Ajo ishte transportuar urgjentisht me helikopter në spitalin 'San Maurizio' në Bolzano.
La #Difesa e il Ministro @GuidoCrosetto esprimono i sentimenti del più profondo cordoglio e si stringono in un ideale abbraccio ai familiari e ai colleghi del Caporale Matilde Lorenzi, atleta dell'@Esercito e promessa dello sci azzurro, tragicamente scomparsa a seguito di un… pic.twitter.com/In492Y6v4c
— Ministero Difesa (@MinisteroDifesa) October 29, 2024