Rihanna me të atin Roland Fenty

VIP & Spektakël

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

31 Maj, 20:57| Përditesimi: 31 Maj, 21:02

  • Share

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 70-vjeçare. Sipas mediave amerikane, ai vdiq në Los Angeles pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ylli i muzikës pop, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të tretë, ende nuk ka bërë një deklaratë publike.

Rihanna dhe babai kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar ndër vite. Prindërit e këngëtares u divorcuan kur ajo ishte 14-vjeçe. Në një intervistë në vitin 2012, këngëtarja zbuloi se e kishte riparuar marrëdhënien me të.

“Ai më mësoi gjithçka, dhe sado i keq që ishte me mamanë time, ndonjëherë, kjo nuk krahasohej me sa i shkëlqyer ishte si baba. Dhe më është dashur të pajtohem me këtë, dhe arrita ta mbyll atë hendek me të”, tha ajo.

Por në vitin 2019, Rihanna paditi të atin për keqpërdorim të emrit të saj për të promovuar kompaninë e tij të zhvillimit të talenteve, Fenty Entertainment. Ajo e akuzoi atë se kishte pretenduar në mënyrë të rreme se biznesi ishte i lidhur me markën e saj.

Rihanna dhe babai Ronald Fenty në vitin 2018, Instagram

Rihanna me babain 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?