Trajneri i Kombëtares Sylvinho

Sport

Zi në familjen e Sylvinhos, trajneri i kombëtares së futbollit udhëton drejt Brazilit

26 Gusht 2024, 11:43| Përditesimi: 26 Gusht 2024, 11:48

  • Share

Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho ka humbur nënën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për brazilianin, ndërsa vetë Sylvinho ka udhëtuar direkt drejtvelindjes për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo.

Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta.

U prehtë në paqe!”-shkruan presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 26/08/2024 12:03

    EDHE ne tifozet e kombetares i shprehim ngushellimet tona te sinqerta silvinjos per kete humbje te madhe,,,..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?