Dukesha e Kentit, Katharine

Bota

Zi në familjen mbretërore britanike/ Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare Dukesha e Kentit, Katharine

5 Shtator, 13:06| Përditesimi: 5 Shtator, 14:11

  • Share

Dukesha e Kentit, Katharine ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, njoftoi Pallati Buckingham përmes një deklarate për shtyp. Katharine ishte anëtarja më e vjetër e Familjes Mbretërore britanike, e martuar me Princin Edward, Dukën e Kentit, kushëri i parë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II. 

"Me hidhërim të thellë, Pallati i Buckinghamit njofton vdekjen e Lartësisë së Saj Mbretërore, Dukeshës së Kentit. Lartësia e Saj Mbretërore ndërroi jetë në paqe mbrëmë në Pallatin Kensington, e rrethuar nga familja e saj. Mbreti dhe Mbretëresha dhe të gjithë anëtarët e Familjes Mbretërore i bashkohen Dukës së Kentit, fëmijëve dhe nipërve e mbesave të tij në zi për humbjen e tyre dhe kujtojnë me dashuri përkushtimin e përjetshëm të Dukeshës ndaj të gjitha organizatave me të cilat ajo ishte e lidhur, pasionin e saj për muzikën dhe empatinë e saj për të rinjtë”, thuhet në deklaratë.

Pas vdekjes së Elizabeth në vitin 2022, Dukesha u bë anëtarja më e vjetër e gjallë e Familjes Mbretërore britanike. Ajo ishte një avokate për mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve, thuhet në faqen e internetit të familjes mbretërore.

Dukesha ishte gjithashtu një adhuruese e madhe e muzikës, duke mbështetur bamirësitë muzikore dhe duke dhënë mësim muzikë në një shkollë fillore në Hull, ku nxënësit nuk dinin asgjë për identitetin e saj mbretëror dhe ku ajo njihej si "Zonja Kent".

E lindur si Katharine Worsley, nga një familje aristokratike pronare tokash në Yorkshire, dukesha u bë pjesë e Familjes Mbretërore në vitin 1961 kur u martua me Dukën e Kentit, nip i Mbretit George V. Dukesha dhe Duka i Kentit patën tre fëmijë, por një djalë tjetër lindi i vdekur.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?