Sport

Zi për botën e sportit/ Rrëzohet nga kati i gjashtë, ndahet nga jeta futbollisti argjentinas

8 Tetor 2019, 09:36| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 09:54

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku një futbollist ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat argjentinase raportojnë se Ezeguel Esperon, është rrëzuar nga tarraca e katit të gjashtë të një pallati teksa po argëtohej me miqtë e tij.

Mesfushori ishte mbështetur në një kangjellë, e cila nuk ishte fiksuar siç duhej, dhe për pasojë Esperoni ka rënë nga kati i gjashtë.

Esperon, 23-vjeçar ishte në fillimet e karrierës së tij dhe kishte shumë ëndrra të cilat i la përgjysmë.

23-vjeçari e nis karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, dhe më pas u zhvendos tek klubi brazilian, Sport Club Internacional.

Së fundmi, ai ishte zhvendosur në Atlante de Mexico, ku luajti 12 ndeshje.

Postimi ngushëllues i klubit 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?