Zinedine Zidane

Zidane e pranon: Kam pushuar shumë, më mungon puna e trajnerit

8 Qershor, 17:37| Përditesimi: 8 Qershor, 17:38

  • Share

Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane e ka pranuar se i mungon stërvitja, pasi sipas tij tashmë është bërë shumë kohë që po pushon. Kanë kaluar tre vjet që kur Zidane u largua nga Real Madridi dhe të qenit trajner ka filluar t’i mungoj francezit.

“Tani jam i zënë në një mënyrë tjetër. Ndonjëherë më mungon përditshmëria, edhe nëse përditshmëria si trajner është e ‘nxehtë’”, ka thënë fillimisht Zidane për Carre.

“Kam bërë një pushim që është bërë një pushim i gjatë. Më mungon herë pas here puna e trajnerit”.

Zidane foli gjatë edhe për marrëdhënien e tij me Marseillen dhe keqardhjen që nuk e ka veshur kurrë fanellën e këtij klubi.

“Marseja është kryeqyteti i futbollit dhe gjithashtu i sportit. La Castellane? Shumë atletë kanë ardhur nga kjo lagje. Kjo është arsyeja pse do të doja të shihja më shumë lojtarë të Marsejës në Olympique Marseille, të ardhur nga lagjet. Nga mosha 11 deri në 14 vjeç kam qenë në stadiumin Velodrome, klubin e kam në zemër”, përfundoi francezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?