Vendimi është marrë dhe Zinedine Zidane do të jetë në pankinën e Real Madrid edhe për sezonin e ardhshëm 2020-2021 sipas asaj që raporton sportivja Marca. Presidenti i Los Blancos Perez dhe trajneri francez kanë folur në përfundim të kampionatit dhe vazhdimësia Zidanes i është siguruar. Fitimi i titullit numër 34 kampion në Spanjë ka larguar çdo dyshim të mundshëm dhe Presidenti Perez ka thënë kur skuadra u shpall kampione se Zidane është një bekim për Real Madrid.
Ndërkaq është edhe zyrtare se Unai Emery është trajneri i ri i Villarreal. Tekniku spanjoll që pak muaj më parë u largua nga Arsenali ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me ekipin spanjoll që sezonin e ardhshëm do luajë në Europa League/ Përgatiti Andi kapxhiu.