Në listën që po qarkullon prej ditësh nëpër media, shihen qartë të gjithë personat që pretendohen se kanë marrë pjesë nëpër festat “e frikshme” të reperit Diddy.
Një prej emrave që ka ngjallur shumë diskutime është ai i këngëtares Selena Gomez, pavarësisht se emri i saj nuk figuron në listën e akuzave.
Në rrjet është përfolur shumë dilema për këngëtaren Selena Gomez: ka qenë apo jo në këto festa edhe pse emri i saj nuk figuron gjëkundi.
Megjithatë, në një ngjarje të kaluar, Selena Gomez është pare duke bërë një dalje magjepsëse nga një festë e organizuar nga Diddy. Sipas raportimeve nga Getty Images, Gomez u pa duke u larguar nga VMA’s After Party më 13 shtator 2023 në Nju Jork, e veshur me një mini fustan ngjyrë vjollce, pa rripa dhe e kompletuar me një xhaketë të zezë të madhe.
Kjo situatë ka rritur më tej spekulimet rreth angazhimit të saj në festat e Diddy, pavarësisht se nuk ka asnjë provë që ajo të ketë qenë e përfshirë në ndonjë mënyrë të papërshtatshme.