Kronikë

Zihet 'mat' nga pronari i shtëpisë, hajduti shqiptar hidhet nga balloni për t'i shpëtuar policisë italiane

5 Gusht 2020, 16:25| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 16:28

  • Share

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap nga policia në një banesë në Polla.

Siç shkruajnë mediat italiane, së bashku me një shqiptar tjetër shqiptari kishte hyrë në banesë për të vjedhur. Pronarët e shtëpisë nuk kanë qenë në banesë, por ndërsa po ktheheshin në shtëpi kanë dëgjuar zhurma që në rrugë.

Ata menjëherë kanë vrapuar për në shtëpi, ku kanë zënë 'mat' hajdutët. Njëri nga hajdutët arriti që të arratisje, ndërsa tjetri duke mos patur rrugëdalje nga shtëpia, u hodh nga ballkoni. Ai ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për në spital. Tashmë shqiptari ndodhet në Komisariatin e Policisë në Itali.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 05/08/2020 18:04

    Qelbesirat qe po na nderojne neper bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?