Zija Ismaili

Politikë

Zija Ismaili, mjeku që firmosi ‘aksidentin’ e Kosta Trebickës, sot deputet i Sali Berishës

22 Maj, 21:01| Përditesimi: 22 Maj, 22:18

  • Share

Zija Ismaili, i dyti në listën e PD për Qarkun Berat, firmosi ekspertizën e rreme që fshehu vrasjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të Gërdecit. Sot është në Parlament, përkrah Berishës dhe Mediut..

Ky është realiteti i trishtueshëm:

Kosta Trebicka u zhduk, por ata që firmosën mbi trupin e tij të vdekur, janë sot të gjallë politikisht, të emëruar, të zgjedhur, të privilegjuar. Tani nuk mbrojnë më regjimin, por janë vetë sistemi. Në emër të popullit. Me firmën e Sali Berishës.

Një ndër dëshmitarët kyç që do të mund të çonte në zbardhjen e së vërtetës për tragjedinë e Gërdecit, Kosta Trebicka, u gjet i vdekur më 12 shtator 2008, disa ditë pasi kishte denoncuar me emër Shkëlzen Berishën si përfitues të aferës së demontimit të armëve.

Rrethanat e vdekjes?

Të dyshimta!

Ekspertiza mjeko-ligjore?

E porositur!

Personi që firmosi se “vdiq në aksident”?

Zija Ismaili, sot deputet i Partisë Demokratike, i dyti në listën e mbyllur të Qarkut Berat, porositur nga vetë Sali Berisha.

Në akt-ekspertizën e firmosur natën vonë, pas mesnatës së 12 shtatorit 2008, mjeku Zija Ismaili, atëherë shef në Spitalin e Beratit dhe funksionar i lartë elektoral i PD-së në këtë qark, deklaroi si shkak të vdekjes “dëmtime nga aksident automobilistik”.

Por e vërteta është se ky version u komunikua nga Sali Berisha dhe Policia e Shtetit disa orë para se ekspertiza të realizohej. Pra, akti mjekësor nuk ishte analizë, ishte thjesht mbulim.

Zija Ismaili nuk ishte vetëm. Në grupin që firmosi ekspertizën e Kosta Trebickës ishin edhe:

Admir Sinamati, sot kryetar i PD në Kukës dhe ish-kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2023;

Hasan Laho dhe Robert Bicolli, mjekë të njohur për lidhje me strukturat politike të PD-së.

Ky grup veproi me urdhër. Dhe urdhri vinte nga lart: nga Berisha. Kjo është arsyeja pse, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Zija Ismaili shpërblehet me pozicion si pedagog në Universitetin e Mjekësisë dhe vendoset politikisht në orbitën e besuar të Saliut.

Në 2023 e kandidon për kryetar bashkie të Beratit. Në 2025 e fut në listën e mbyllur për deputet. Sot është në Parlament.

Sot, në legjislaturën e re që doli nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka futur në parlament një tjetër bashkëautor të mbulimit të krimit të Gërdecit. Ai që firmosi ekspertizën false për një nga vrasjet më të bujshme politike në historinë e Shqipërisë.

Dhe kjo nuk është rastësi. Sot, në Kuvend, përveç Berishës dhe Fatmir Mediut, dy personat politikisht përgjegjës për Gërdecin, ndodhet edhe Zija Ismaili, mjeku që firmosi fundin e vërtetës për Kosta Trebickën./ Pamfleti

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sali: 22/05/2025 22:32

    Mjeku duhet te jete i ndershem profesionalisht dhe si njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?