Marcus Thuram

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

5 Tetor, 22:53| Përditesimi: 5 Tetor, 22:55

  • Share

SERIE A - Inter ka marrë një fitore të vyer mbrëmjen e sotme, teksa mposhti në Meazza 3-2 skuadrën e Torinos. Miqtë mbetën me jnë futbollist më pak që në të 20-ën kur Maripan doli me të kuqe.

Pesë minuta më vonë, francezi Marcus Thuram hapi serinë e golave duke kaluar përpara Interin. Në të 35-ën Thuram shënoi dhe të dytin. Vetëm një minutë më vonë Zapata ngushtoi rezultatin për Torinon.

Në pjesën e dytë ishte sërish sulmuesi francez që shënoi dhe të tretin. Inzaghi bëri disa zëvendësime më tej gjatë lojës. Por në fushë nuk u preferua mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.

Minutat e fundit, Torino e vendosi në vështirësi skuadrën zikaltër duke shënuar në të 86-ën me anë të Vlasiç nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë sfida u mbyll me shifrat 3-2 me ekipin e Inzaghit që mori pikët e plota nga ky takim, duke u ngjitur në vendin e dytë pas Napolit për momentin në renditje.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?