Ziu: Nëse konstatohen hapur pishinat përveç subjektit sanksione edhe për policët! Tifozët të shmangin grumbullimet për derbin sonte (VIDEO)

10 Korrik 2020, 12:48| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 12:53

  • Share

TIRANE-Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu në një intervistë për Report Tv u shpreh se kontrolli në territor vijon për zbatimin e masave, por edhe respektimin e karantinës nga personat që janë prekur dhe nuk duhet të dalin nga banesa për 14 ditë. Ziu tha se ka qytetarë dhe biznese që nuk i respektojnë masat. "Kemi pasur probleme nga qytetarë dhe biznese që nuk i respektojnë kërkesat, por policia i ndjek dhe i zbaton masat e përcaktuara në Aktin Normativ.

"Tani sikur dihet që në fazat e para policia ka zbatuar kërkesat dhe përgjegjësitë ligjore për këtë qëllim jemi në fazën e fundit, bazuar në aktin normativ, strukturat mbajnë nën kontroll territorin dhe ato që përcaktohen, ambientet e brendshme, të jashtme, ku kërkohet zbatimi i kërkesave për zbatimin e protokollit.  Në aktin normativ është kufizuar e drejta e aktivitetit në pishina, teatro, njësitë tregtare lokale, restorante, lejohet vetëm jashtë, duke zbatuar masat për distancimin.

Policia i ka evidentuar të gjitha zonat me rrisk dhe bashkë me Task Forcën bashkë me Inspektoratin, AKU-në dhe Tatimet kur kemi konstatuar shkelje kemi vendosur gjoba.  Policia ka detyrime për mbajtjen në kontroll për personat që kanë dalë pozitiv. I kemi evidentuar që të gjithë, kanë numrat e telefonit, banesat dhe inspektojmë kontrolle të vazhdueshme nëse i respektojnë. Policia u shkon në banesë nëse i zbatojnë".

Pishinat nuk lejohet që të hapen. Nëse konstatohet thyerja e urdhrit sanksionet nuk do të jenë vetëm kundër subjektit, por edhe punonjësve të policisë që kanë në përgjegjësi zonën. "Nuk ha diskutim nëse do të funksionojnë pishinat, urdhri dhe akti e ndalojnë këtë gjë dhe për këtë gjë në bashkëpunim me Task Forcën i kemi evidentuar vendndodhjet e pishinave dhe i mban në kontroll duke raportuar. Deri tani nuk kemi raste të funksionimit të pishinave. Kontrollet nuk janë të përcaktuara, por është detyrim i shërbimeve të territorit ta mbajnë në kontroll, nëse konstatohet një pishinë do të ketë sanksione ndaj punonjësve që e kanë në përgjegjësi por edhe ndaj subjekteve".

Sot në 20:45 zhvillohet ndeshja derbi Partizani-Tirana. Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike në Tiranë u bëri thirrje që të shmangin grumbullimet, pasi në të kundërt do të shoqërohen dhe procedohen. "Ndeshja është pa tifozë, policia i ka marrë masat, në bashkëpunim me Task Forcën do të monitorohen të gjitha ambientet e hapura apo të mbyllura nëse do të respektohet distancimi social.

Policia nuk do të lejojë grupime tifozësh në sheshe, para stadiumit apo lokale. Kemi pasur rastin në një ndeshje, ku tifozët e Tiranës ishin grupuar dhe filluan lëvizjen drejt stadiumit, policia i shpërndau, ata vijuan përsëri, policia u bëri thirrje, ata që nuk u bindën u shoqëruan dhe proceduan. Andej, një grup shkuan në lokal për të parë ndeshjen të grupuar, u shkel distancimi social dhe u gjobit biznesi" tha ai.  

Një apel, zyrtari i policisë së Tiranës e kishte edhe për bizneset në zonat bregdetare që të respektojnë masat anti-COVID. "Në zonat turistike funksionon Task Forca, janë përcaktuar kriteret. Drejtori i policisë ka porositur strukturat që krahas masave, detyrim ligjor për subjektet do të jetë dokumentacioni në aktet ligjore, aplikimi te e-albania, kontrata me ministrinë e Turizmit dhe mandat pagesa që ka lidhje me kontratën. Ka një keqkuptim që disa subjekte por edhe nga punonjësit tanë ngatërronin pagesën për qeverisjen vendore me të për shkak të kontratës. Nuk do të lejohet paligjshmëria. Do të monitorohet dhe qëndrohet fort te këto kërkesa" përfundoi ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 10/07/2020 17:26

    Po tgjitha pishinat hap i ke po fillo e hap syt po ju si gazetar skeni par pishina hapur po dilni ne terren se tgjitha pishinat hapur jan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?