Kronikë

Tiranë/ Zjarr i fuqishëm në nënstacionin në Ibë, shuhet falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve! OSSH: Po punojmë për rikthimin e energjisë elektrike në 4 zona

25 Korrik, 18:43| Përditesimi: 25 Korrik, 22:59

  • Share

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në nënstacionin e Ibës, në periferi të Tiranës. Objekti i përfshirë nga flakët mësohet të ketë qenë një transformator.

Në vendngjarje shkruan menjëherë 3 mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të vinin nën kontroll zjarrin, deri në fikjen totale të tij. Pamjet tregojnë se para ndërhyrjes, flakë të mëdha kishin përfshirë vendngjarjen.

OSSH njofton se stakimi i nënstacionit Ibë, ndikoi në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të zonave Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë dhe Krrabë. 

"Në një pjesë të këtyre zonave energjia u rikthye brenda një kohë të shpejtë si rrjedhojë e lidhjeve në unazë me fidera të tjere që dalin nga nënstacioni Farkë. 

OSSH ka shtuar grupet në objekt për të vepruar me ritme më të shpejta, duke u angazhuar se do të punojnë pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit, për zgjidhjen e plotë të avarisë,- thuhet më tej në njoftim.

K.M/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?