FIER- Edhe pse stinë vjeshte pesë vatra zjarri kanë shkrumbuar hektarë të tërë me shkurre e pisha në fshatin Godull të Semanit pranë grykëderdhjes së lumit me të njëjtin emër. Sipas raportimit të korrespondentit Kristaq Thano, kanë qenë orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur flakët e mëdha janë parë në pyllin me pisha shumë-vjecare por të favorizuara dhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi dhe kjo edhe për shkak të mungesës së reshjeve. Zjarrfikësit dhe banorët luftuan përgjatë gjithë natës me flaket me mjete rrethanore pasi mjetet zjarrfikëse e kanë patur të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.
Për shkak të erës nga jugperëndimi në drejtim të veriut flakët nuk kanë mundur t’i afrohen stacionit të pompimit të gazit të kompanisë TAP ndërkohë që për shkak të errësirës drita e lëshuar nga flaket e larta është parë nga qytetarët fierake edhe pse 20 km larg. Drejtori i emergjencave civile Maksim Zarka ka pohuar se zjarri është drejt fikjes teksa ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me mbi 15 ha pyll me pisha, ekualipsa dhe shkurre.
Drejtori i emergjencave civile Maksim Zarka ka pohuar se zjarri është drejt fikjes teksa ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me mbi 15 ha pyll me pisha, ekualipsa dhe shkurre.
‘Me propozim të ekzekutivit të kryetarit të bashkisë u vendos një strukturë e posaçme me fondet e bashkisë, për të rritur numrin e vrojtuesve pranë çdo fshati në mënyrë që të njoftohemi më shpejt. Dje pasdite sapo morëm sinjalin nga vrojtuesi i pyjeve u njoftuan personat përgjegjës për fikjen e zjarrtit. Zjarri u ndez në një sipërfaqe shumë të madhe gjithë vijën bregdetare nga krahu i djathtë i ish portit dikur të Seman në derdhje të lumit. Situata u lokalizua gjithë natën. Sipërfaqja e djegur është mbi 15 hektarë. Mendoj, sipas mendimit tim janë zjarre të qëllimshme.’- tha Zarka