Kronikë

Zjarr i fuqishëm pranë hekurudhës Fier-Vlorë dhe banesave, digjen traversat e drurit! Reja e zezë e tymit mbulon qytetin, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

23 Gusht, 13:50| Përditesimi: 23 Gusht, 15:39

  • Share

FIER- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një numër të madh trarësh prej truri (traversa) pranë hekurudhës Fier-Vlorë. Një sasi e konsiderueshme drurësh që përdoren për hekurudhën, ka marrë flakë shumë pranë stacionit dhe banesave ditën e sotme, duke bërë që shtëllunga të mëdha tymi të mbulojnë qytetin e Fierit dhe rrethinat.

Të alarmuar, banorët e zonës, të cilët kanë edhe shtëpitë pranë, kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve. Pranë vatrës, nga pamjet e siguruara edhe prej Report Tv, ka edhe shumë shtëpi, duke rrezikuar edhe banesat.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Dy mjete dhe reparti zjarrfikës i Fierit po kryejnë shuarjen e flakëve. Që pas rikonstruksionit të hekurudhës, kur traversat prej druri u zëvendësuan me trase betoni e hekuri, ishin lënë të grumbulluara pranë linjës hekurudhore.

Në afërsi përveç banesave, ndodhen edhe disa magazina të ish-ndërmarrjeve të para viteve 90-të, ambientet e të cilave tashmë përdoren nga privatët.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 23/08/2025 14:36

    Më në fund një zjarr i dobishëm. E kanë vjedhur prej shumë e shumë vitesh këtë vend pa i dhënë asgjë e pa i hyrë gjemb në këmbë. Për ata që nuk e dinë, ajo pjesë e hekurudhës është e vetmja pjesë e rrjetit hekurudhor në funksion vetëm për atë kompani që merr naftë nga zona e Mallakastrës dhe e çon në Vlorë port për eksport.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?