Zjarri në pikën e skrapit të makinave zbulon skandalin, kompani punonte pa leje mjedisore! Pamjet nga shtëllungat e tymit që 'mbulojnë' Ndroqin

10 Gusht 2020, 16:38| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 18:48

  • Share

Përfshirja nga flaket e një pike skrapi në rrugën Tiranë-Ndroq ka zbuluar një skandal të një subjekti që merret me grumbullim makinash të vjetra, e cila punonte pa leje mjedisore dhe kryente shkelje në çregjistrimin e automjeteve. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të shuar vatrën e krijuar. Si pasojë e flakëve krahas dëmeve të shumta materiale e gjithë zona është përfshirë nga shtëllunga të mëdha tymi duke shkaktuar ndotje të madhe mjedisore. Ende nuk dihet shkaku i krijimit të kësaj vatre, por dyshimet e para mendohet të jetë krijuar nga pakujdesia.

Pika e skrapit që u përfshi nga flakët quhet 'Mersini', ku mësohet se dhe më parë është ndëshkuar nga Inspektorati mjedisor për mos zbatim të rregullave dhe kritereve të kërkuara ndërsa aktualisht sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit figuron pa leje mjedisore.

Sakaq mësohet se kjo pikë grumbullimi ka patur dhe probleme me policinë ku është konstatuar se ka çregjistruar në paligjshmëri automjetet.

Kjo është pika e dyte e skrapit që përfshihet nga flakët në Tiranë brenda 2 javëve pas varrës së makinave që u përfshi nga flakët për të cilën forcat zjarrfikëse ndërmorën një masë administrative prej 100.000 lekë për subjektin pasi nuk kishte plotësuar kriteret e sigurisë për mbrojtjen nga zjarret.

Ora 17:33
Shuhet flakët në pikën e grumbullimit të makinave, zjarri la pas ndotjen e mjedisit me tym të zi (VIDEO)

Zjarri në afërsi të rrugës "Tiranë-Ndroq", i cili ra në një pikë grumbullimi makinash është shuar. Sipas informacioneve, zjarrfikësja ka bërë të mundur që flakët të mbeten vetëm në perimetrin e firmës "Mersini". Rrotull kësaj pike grumbullimi makinash, ndodhen disa banesa të cilat fatmirësisht nuk janë dëmtuar.

Zjarri la pas vetëm disa inerte të djegura që përveç dëmeve materiale, kanë ndotur mjedisin.

Ngjarja ka përfunduar pa pasoja të rënda.

Ora 16:55
Zjarri në Ndroq, firmës 'Mersini' i është revokuar disa herë leja e mjedisit

Zjarri i madh që ka rënë në afërsi të rrugës "Tiranë -Ndroq", ka shkaktuar shllunga të mëdha të cilat ndotin ambientin.

Burime bëjnë me dije se firma "Mersini", e grumbullimit të makinave ku ra zjarri, i është revokuar disa herë leja e mjedisit, pasi ka marrë disa herë gjoba nga mjedisi. Ajo është ndaluar disa herë nga policia për çregjistrime të paligjshme makinash. Sipas QKB-së, është i regjistruar si biznes, por nuk i është dhënë leja e mjedisit. 

Akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 10/08/2020 22:35

    Pse kush punon me leje mjedisore? Gërryhet e gërmohet Drini e Mati pa një plan për thellimin e tyre e pa leje mjedisore. Shkoni në Drin në Ashtë e Beltojë e shkoni shpyllëzim me sy!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?