Kronikë

Zjarr i madh në afërsi të varrezave të Elbasanit, flakët iu afruan edhe banesave! Zjarrfikësit e shuajnë vatrën në kohë (VIDEO)

22 Qershor, 17:10| Përditesimi: 22 Qershor, 18:50

  • Share

Elbasan- Një vatër e madhe e zjarrit është shfaqur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Elbasanit. Flakët dhe tymi janë parë në zonën e varrezave publike të qytetit.

Zjarri i madh sipas informacioneve të gazetarit të Report Tv, Ronaldo Gjoshi, iu afrua edhe banesave të zonës, duke i rrezikuar ato në orët e pasdites.

Para se vatra të bëhej më e rrezikshme, me urgjencë janë nisur drejt vendngjarjes edhe forca të shumta zjarrfikëse me mjetet e tyre. Mbeten ende të panjohura shkaqet dhe rrethanat e rënies së vatrës së zjarrit.

Pas minutash ‘lufte’ me flakët në disa drejtime, por edhe me ndihmën e banorëve, zjarrfikësit mundën në kohë që ta vënë vagtrën nën kontroll dhe që të mos rrezikoheshin banesat. Në orët e para të mbrëmjes u njoftua edhe shuarja e plotë e zjarrit dhe shmangia e rezikut të mëtejshëm.

Forcat do sigurohen edhe që vatra të mos riaktivizohet për shkak të erës dhe ndonjë shkëndije të harruar pa u shuar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?