Shkodër, zjarr i madh në fshatin Mali Hebe, rrezikohen banesat (VIDEO)

14 Shtator 2020, 13:38| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 14:08

  • Share

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Mali Hebe në njësinë administrative në Bërdicë këtë të hënë (14 shtator)

Dhjetra hektarë janë përfshirë nga flakët ndërkohë që si pasojë e flakëve të zjarrit rrezikohen disa banesa të fshatit.

Tre mjete zjarrëfikëse kanë po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për mbrojtjen e banesave.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga djegia e tokave që bëjnë fermerët në këtë periudhë për lirimin nga bimësia.

Si pasojë e flakëve të zjarrit janë djegur disa stalla që përdoren nga fermerët në zonë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zjerm: 03/10/2020 12:26

    .shqjjs

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?