Kronikë

Pas dy orësh 'luftë' me flakët, zjarrfikëset arrijnë të shuajnë flakët në Karbunarë, digjen 10 ha ullishte dhe 1500 rrënjë ulliri

26 Korrik 2021, 17:52| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 20:06

  • Share

Pas dy orësh luftë me flakët, forcat e zjarrfikëses kanë mundur të shuajnë zjarrin në zonën e Karbunarës. Burime për Report Tv bëjnë më me dije se si pasojë e zjarrit janë djegur 10 hektarë sipërfaqe me ullishte dhe përkatësisht 1500 rrënjë ulliri.

Për zjarrin në kodrat e Karbunarës është raportuar rreth orës 4 të pasdites së ditës së sotme ndërsa banorët e zonës kanë ndërhyrë fillimisht për shuarjen e tij. Avancimi i flakëve ka rrezikuar banesat në lagjen Saracevë si edhe varrezat në Karbunarë. Por falë ndërhyrjes së ekipit të zjarrfikëses ëshët bërë i mundur neutralizimi i flakëve dhe më pas shuarja e tyre.

Ndërkaq është raportuar për zjarr edhe në zonën e Fierit. Përkatësisht është evidentuar një vatër zjarri në pyllin me pisha dhe ullinj në Qafën e Lalarit  dhe pyllin në Kraps. Ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit. Forcat e zjarrfikëses së Fierit dhe Patosit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?