Kronikë

Zjarr i madh në Skuraj të Kurbinit, relievi i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, mbërrin helikopteri i ushtrisë (VIDEO)

11 Korrik, 15:59| Përditesimi: 11 Korrik, 20:02

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në Skuraj të Kurbinit, pranë Rrugës së Kombit.

Flakët janë shfaqur në orët e drekës të kësaj të premte dhe, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur, janë përhapur në disa drejtime.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Lezhës, Kurbinit, Mirditës dhe punonjësit e emergjencave, por relievi i thyer e ka vështirësuar ndërhyrjen.

Strukturat e mbrojtjes civile kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, ndaj ka mbërritur edhe helikopteri i ushtrisë..

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?