Kronikë

Zjarr i madh në parkun kombëtar të Qafshtamës, digjen mbi 10 hektarë pyje

8 Nëntor 2020, 09:22| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 09:45

  • Share

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet e parkut kombëtar te Qafshtamës.

Zjarri deri tani ka djegur mbi 10 hektare pyje, ndërsa flakët kanë ardhur nga ana e Burrelit dhe vijojnë në drejtim të qendrës së kampit ku ka disa lokale e bujtina.

Edhe pse zjarri ka rënë pasditen e djeshme agjencia e zonave të mbrojtura në Durrës e cila ka varësi parkun ka ndërhyrë vetëm mëngjesin e sotëm për të shuar zjarrin.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur pasi terreni është i thyer dhe nuk ka rrugë për të shkuar në vend.

Zjarri ka filluar nga ana e Burrelit dhe tashme ka dalë nga ana e Krujes, vijon me shpejtqsi drejt qendrës së Qafshtames

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sufi: 08/11/2020 10:03

    Duke qene terren nalir cfar bejne gelikopteret qe kete vere nuk ka punuar pothuahse fare. Kush mban pergjeghesi per qindra hektar pyje te djegura dhe ne dimer ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?