Kronikë

Zjarr i madh në një servis në Durrës, digjen makinat...flakët vihen në kontroll pas rreth një ore (VIDEO)

1 Shkurt 2020, 19:52| Përditesimi: 1 Shkurt 2020, 21:39

  • Share

DURRËS - Një zjarr i fuqishëm përfshiu sonte në mbrëmje një servis automjetesh në Durrës, ku për pasojë janë djegur një numër i konsiderueshëm makinash që ndodheshin aty në ato momente. "Lufta" me flakët ka vijuar për rreth një orë, ku fatmirësisht u izoluan, edhe pse ka dëme të shumta materiale.

Servisi i përfshirë nga flakët ndodhej në vendin që njihet si "Mulliri i Bullgarit" në zonën e Njësisë Administrative Xhafzotaj dhe për shuarjen e flakëve u angazhuan të gjitha forcat dhe mjetet e zjarrfikëseve të Durrësit, më konkretisht vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse. 

Gazetari i report Tv, Artur Korriku raporton se pati edhe evakuim të banorëve të zonës përrreth derisa flakët u vunë nën kontroll. Gjithashtu, Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit devijuan e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaktari i këtij zjarri, teksa sqarohet se grupi hetimor po merret me zbardhjen e kësaj ngjarje. 

G.M./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?