Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Malinat në Berat, digjen 3 ha plantacione me ullinj, dyshohet i qëllimshëm, ende vatra aktive

29 Tetor 2021, 10:14| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 10:37

  • Share

Plantacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat janë përfshirë nga flakët.

Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjitha plantacionet me ullinj me shpejtësi.

Megjithëse flakët e mëdha janë lokalizuar nga zjarrfikëset, raportohet se ka ende shumë vatra të reja.  Për shkak të terrenit të vështirë kodrinor e të thepisur që e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse në territorin e zjarrit, fikja e të cilit po kryhet me mjete rrethanore.

Si pasojë e zjarrit raportohet se është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha me ullinj në fshatin Malinat.

Burime për Report Tv në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën. Të njëjtat burime pohojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrëvënie, një tjetër nga të shumta zjarre të qëllimshme e të mbetura pa autor në muajt e fundit.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?