Pamje nga zjarri i rënë në fshatin Konisbaltë, të Bashkisë Dimal

Zjarr i qëllimshëm në Dimal, digjen hektarë me pisha e shkurre, edhe ushtria në aksion

4 Gusht, 15:17| Përditesimi: 4 Gusht, 18:59

  • Share

Berat- Një zjarr i qëllimshëm ka rënë në fshatin Konisbaltë, të Bashkinë Dimal, duke shkaktuar dëme materiale dhe hektarë me pemë e bimësi të djegura.

Zjarri që sipas policisë vendore ka rënë gjatë mesnatës, mori edhe përmasa të mëdha, i favorizuar nga era, duke djegur pisha e shkurre, teksa njoftohet se ende po vijon, edhe pse nën kontroll.

Për shkak të shtrirjes së tij, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit janë nisur si përforcim edhe 2 mjete zjarrfikëse e forca nga Berati, 1 nga Kuçova dhe efektivë të ushtrisë.

Terreni i vështirë e bënte të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt vatrës, teksa zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë punuan për të shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore. Zjarri po vijon drejt zonës kodrinore të fshatit Konisbaltë, por fatmirësish pa asnjë rrezik për banesat e fshatit që ndodhen në anën tjetër të kodrës dhe pa të lënduar.

Zjarrfikësit njoftohet nga Emergjencat se janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin, që mendohet të jetë i qëllimshëm.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?