Kronikë

Zjarrvënie në Fushë-Krujë/ Digjet pemëtorja e një banori, policia në kërkim të autorëve

11 Shtator 2020, 15:54| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 16:09

  • Share

FUSHË- KRUJË- Një sipërfaqe toke e mbuluar nga shkurret ka marrë flakë në lagjen Kadias të Borizanës.

Nga zjarri është djegur pemëtorja e Ramadan Temës si dhe janë rrezikuar disa banesa.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikëses së Nikles u lokalizuan flakët dhe u evitua djegia e banesave.

Një grup ekspertësh të policisë ndodhen në vendngjarje dhe sipas tyre zjarri është i qëllimshëm.

Po bëhen hetime për të identifikuar autorët e kësaj zjarrvënie.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?