Bota

Zjarr masiv në Francë, një i vdekur dhe nëntë të plagosur (VIDEO)

6 Gusht, 15:08| Përditesimi: 6 Gusht, 17:11

  • Share

Francë - Një zjarr masiv ka përfshirë rajonin Aude, në jug të Francës, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e nëntë të tjerëve, mes të cilëve 7 forca zjarrfikëse.

Zjarri i cili ra një ditë më parë ka përfshirë një sipërfaqe me mbi 14 000 hektarësh, ndërsa janë djegur edhe 25 shtëpi në prefekturën e Aude-s.

“Zjarri po përhapet në një zonë ku të gjitha kushtet janë të përshtatshme që ai të përhapet veçanërisht temperaturat e larta dhe erërat e forta. Ne po monitorojmë skajet dhe pjesën e pasme të zjarrit për të parandaluar shpërthimet e tij. Ky zjarr do të na mbajë të zënë për disa ditë”, tha Lucie Roesch, sekretare e përgjithshme e prefekturës Aude.

Për fikjen e zjarrit përveç forcave zjarrfikëse po punojnë edhe helikopterët. të paktën 2 mijë forca janë në terren dhe qindra mjete.

Autoritetet kanë mbyllur rrugët në të gjithë rajonin dhe paralajmëruan se është ende shumë e rrezikshme për banorët që ikën të martën në mbrëmje të kthehen në shtëpitë e tyre sot.

Presidenti Emmanuel Macron shprehu mbështetjen e tij për zjarrfikësit dhe zyrtarët lokalë në X, duke thënë se të gjitha burimet qeveritare po mobilizohen. Ai u bëri thirrje banorëve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të tregojnë "kujdes maksimal".

Viteve të fundit, në këtë pjesë të Francës ka pasur disa vatra zjarri. Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se verat shumë të nxehta dhe të thata të Mesdheut e vënë rajonin në rrezik të lartë nga zjarre katastrofike.

Ora 17:07
Pamje apokaliptike nga Franca! Zjarret përpijnë një zonë sa Parisi, 2 mijë efektivë në luftë me flakët! (VIDEO)

Në Francë zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në jug të vendit.

"Një zonë me madhësinë e Parisit është në flakë", thanë autoritetet. Pamjet janë gati apokaliptike, me sipërfaqe të tëra me pyje, bimësi, por edhe shtëpi që digjen. Deri tani raportohet një viktimë.

“Zjarrfikësit në Francën jugore luftuan për të kontrolluar një zjarr masiv pyjor që ka shkatërruar tashmë një zonë më të madhe se Parisi, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi nëpër pyje dhe fshatra, duke i detyruar banorët dhe turistët të largoheshin”, informon media.

Një person vdiq në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, rreth 30 kilometra nga qyteti i Perpignan, tha prefektura Aude. Zjarri shkatërroi të paktën 25 shtëpi. Shumë rrugë në zonë janë të mbyllura. Deri më tani, janë djegur 14,000 hektarë, një zonë e ngjashme me atë të djegur në të gjithë Francën në vitin 2024 dhe më shumë se dyfishi i zonës së prekur nga zjarret pyjore në vitin 2023.

Prefektura tha se zjarri po zhvillohej "shumë shpejt" dhe se gati 2,000 zjarrfikës po përpiqeshin ta shuanin atë. Rreth 2,500 familje në zonë janë aktualisht pa energji elektrike, shtoi ajo. Zyrtarët dhe ekspertët paralajmëruan se era mund të ndryshojë drejtim, duke i komplikuar më tej përpjekjet për të luftuar zjarrin.

Xh.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?