Kronikë
Top 24

Në flakë kodra me ullishte në Lushnje, favorizohet nga era, vijon zjarri edhe në Finiq (VIDEO)

26 Shtator 2018, 09:28| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 10:01

  • Share

LUSHNJE- Kodra e Allprenajt është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme. Nga flakët janë përfshirë disa rrënjë ullinj, ndërsa zjarrfikësja ka nisur betejën me zjarrin për ta shuar.

Vështirësia për të shuar zjarrin është e madhe, pasi flakët favorizohen nga era e madhe. Sipas të dhënave të para vatrat e zjarrit janë larg banesave.

Ndërkohë që prej tre ditësh vijon që të jetë aktiv zjarri në Mesopotam, Bashkia Finiq. Banesat nuk rrezikohen, pasi digjen kullota, ndërsa dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë vendosur nga barinjtë.

Zjarri në Finiq

Pasditen e djeshme janë shënuar dy vatra zjarri edhe në Lezhë, por janë vendosur nën kontroll.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?