Kronikë

Zjarr masiv në shpatin verior të malit Mile në Sarandë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë

11 Korrik 2021, 18:44| Përditesimi: 11 Korrik 2021, 19:14

  • Share

SARANDË- Një zjarr masiv vijon prej mesditës që të djegë qindra hektarë pyje dhe kullota në zonën e shpatit verior të malit Mile, ku ndahen bashkitë Konispol dhe Livadhje.

Në zonë ndodhen disa efektivë zjarrfikës, por e kanë të pamundur fikjen e flakëve të zjarrit për shkak të terrenit të vështirë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarret kanë qenë një problematikë që është përballur vendi ynë gjatë javëve te fundit, kjo për shkak të temperaturave të larta, por edhe zjarrvënie të qëllimshme, siç ishte në Malin e Tomorit, ku 2 persona ranë në pranga.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?