Një zjarr masiv ka pushtuar qytetin e Palermos, Siçili, e cila ka detyruar banorët të dalin nëpër rrugë. Kjo ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin.
Njerëzit kishin vendosur maska për shkak të ajrit të ndotur nga tymi i zjarrit, ndërsa disa të tjerë kishin hipur në çatitë e shtëpive. Sipas raportimeve të policisë italiane rreth 20 familje u evakuuan.
Disa ndërtesa janë përshirë nga flakët e zjarrit, ndërsa për ekipet zjarrfikëse ishte një natë e gjatë pune me mbi 40 ndërhyrje. Ekipet e emergjencës janë angazhuar për të vënë situatën nën kontroll.
Në vendngjarje kanë mbërritur avionë cisterne, ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës, raporton news.italy24.
Ndërhyrja e tyre ka qenë e nevojshme edhe në komunën rajonale Altofonte, Piana degli Albanesi e Torretta. Që nga mëngjesi i sotëm tre avionë Canadair janë duke ndihmuar intensivisht zjarrfikësit në terren.
Sipas mediave italiane, gjysma e Siçilisë do rrezikohet për shkak të zjarrit. Mbrojtja Civile ka lëshuar gjithashtu një alarm të kuq për provincat Messina, Palermo dhe Trapani dhe alarm portokalli për gjashtë të tjerat.
Sipas autoriteteve mëngjesin e sotëm ka pasur ende shpërthime të cilat megjithatë duken të kufizuara.